Tu e lexu qitash
Deputeti Demaliaj fajson komunitetin LGBTI+ për mosnjohjen e Kosovës nga disa shtete të botës

Deputeti Demaliaj fajson komunitetin LGBTI+ për mosnjohjen e Kosovës nga disa shtete të botës

Shkumbin Demaliaj, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së fundmi ishte mysafir në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, së bashku me aktorin Ylber Bardhi, ku është pyetur për mendimin e tij rreth komunitetit LGBTI+. Sipas tij, kjo “forcë joprodhuese” është faktor i mosnjohjes së Kosovës nga disa vende të botës.

“Nganjëherë e them se shumë vende që kanë ndikim fetar dhe të besimit monoteist, sot Republikën e Kosovës nuk e kanë njohur për shkak të pjesëmarrjes së komunitetit LGBTI në ligjet dhe Kushtetutën tonë”, ka deklaruar Demaliaj.

“Nuk e kam dëgjuar ndonjë zyrtarisht kështu, por… për Vatikanin për shembull, si shtet që thotë se për shkak të legjislacionit të tyre janë pak skeptik. Por, edhe shumë vende të tjera që janë vende islamike besoj se për këtë çështje [nuk na kanë njohur]”, ka vazhduar Demaliaj.

Sipas tij, Kosova “nuk e ka pas këtë dukuri të shprehur, deri në vitin 2008 kur është krijuar Kushtetuta”.

Kqyre edhe qito

Ju sjellim deklaratën e tij të plotë:

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top