Tu e lexu qitash
Prezantohet Kodi i ri Civil i Kosovës, hapet rruga për legalizimin e martesave mes seksit të njëjtë

Prezantohet Kodi i ri Civil i Kosovës, hapet rruga për legalizimin e martesave mes seksit të njëjtë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka prezantuar ndryshimet e Kodit Civil, për të cilat është punuar për disa vite.

Ai pret që shumë shpejt të kalohen procedurat e nevojshme dhe Kodi Civil të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe shpreson që pozita dhe opozita të mbështesin ndryshimet në Kodin Civil, i cili ka rregulluar disa çështje pronësore dhe trashëgimie që kanë qenë problematike për një kohë të gjatë.

Kodi i ri Civil për herë të parë ka hapur rrugë për legalizimin e martesës mes seksit të njëjtë.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili në një konferencë për medie ka deklaruar se janë në përfundim të procedurave të Kodit Civil.


Selimi beson që Kodi Civil do të marrë përkrahjen nga Kuvendi i Kosovës, për çka kërkoi që sa më parë të procedohet në komisionet përkatëse, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ky Kod Civil do i përfshijë pesë libra që do rregullojnë disa çështje që kanë qenë të pazgjidhura për shumë vite në Kosovë.

Selimi tha se për herë të parë përmes kontratës martesore mund të rregullohen raportet pronësore brenda martesës.

Kqyre edhe qito

Ai madje tha se përmes këtij Kodi Civil me një ligj të veçantë po i hapet rrugë martesave mes seksit të njëjtë.

“Është siguruar më mirë barazia para ligjit për të gjithë personat në raportet familjare është siguruar një mbrojtje më e mirë e drejtave pronësore për gratë duke paraparë për herë të parë kontratën martesore me të cilën mund t’i rregullojnë raportet pronësore. Në rast se nuk ka kontratë zbatohet ligjit dhe pasuria është e barabartë 50 për qind me 50 për qind për secilin bashkëshort… Heqja dorë nga trashëgimia si e drejtë e trashëgimtarëve mund të bëhet vetëm duke u siguruar vetëm një procedurë transparente dhe duke u njoftuar palët trashëgimtare me pasojat që ka heqja dorë nga e drejta në trashëgimi… Për herë të parë ruhet aspekti tradicional i martesës por hapet rrugë për union civil në martesën mes gjinive të njëjta”, tha ai.

Kjo paraqet një hap të madh në luftën për barazi sociale, ku çiftet LGBTQ+ do të njihen të barabartë para ligjit. Mali i Zi së fundmi është bërë shteti i parë jashtë Bashkimit Evropian që ka legalizuar partneritetet civile mes seksit të njëjtë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top