Tu e lexu qitash
Premierë: Rinesance lançon EP-në e parë “Yours Truly”

Premierë: Rinesance lançon EP-në e parë “Yours Truly”

Skena muzikore kosovare ka kohë që është mbizotëruar nga komercializmi, ku secila këngë e re që publikohet nga emrat më të njohur të estradës shqiptare, ngjason me secilën këngë tjetër që është publikuar gjatë 5 viteve të fundit. Skena e zhanrit Hip Hop dhe RnB, dominohet nga burra që përdorin gjuhë shtypëse ndaj vajzave e grave, ose luftës ndaj njëri tjetrit se cili prej tyre është më i pasuri, më i famshëm dhe cili ka më shumë vajza të zhveshura në videoklipet e tyre.

Adhuruesve të muzikës së mirëfilltë origjinale nuk ju mbetet gjë pos të dëgjojnë muzikë të huaj.

Mirëpo një shkëndije shprese për ringjalljen e muzikës origjinale Hip Hop në gjuhën shqipe e ka sjellë Rinesance, artistja e shumëdashur kosovare, e cila ka publikuar EP-në e saj të parë me titull “Yours Truly”.

Një përmbledhje e 6 këngëve të palançuara më herët, me këngën debutuese Brr-Brrski e cila është lançuar me 30 korrik si paralajmërim i EP-së.

Tracklista e plotë e EP-së është si më poshtë:

  1. Kristale
  2. A Je Tu M’ni a Jo
  3. Trendafil
  4. Spankabish
  5. Brr-Brrski
  6. Rishtas

Secila prej këngëve, të shkruar nga vetë Rinesance me miksim të Burim Shkodrës, sjellë emocione dhe ndjesi autentike, me çështje që prekin jetën e secilit që jeton në Kosovë. Rima origjinale dhe të fuqishme, që premtojnë një të ardhme të ndritur për Rinesance.

Kopertina e “Yours Truly”, EP e parë nga Rinesance.
Tracklista e “Yours Truly” nga Rinesance.

Nuk mungojnë tekste me përmbajtje queer, që e bën Rinesance, artisten e parë shqiptare queer që këndon hapur për diversitetin e saj në tekstet e këngëve rap/hiphop.

Kqyre edhe qito

“Sa e kapa ni tjeter bish m’tha “Rinesa I really really like you”
Thash “okej zemer cka po don me thone, ishalla..s’je ka don tash mu martu”
Lightskin tipka, qerpikt si bambi
Gati e bukur sa Gia Carangi
Plus e me’qme plus po m’rrin gati
Po qe lun najsen, e k’puti se zgati”
– pjesë e tekstit nga Spankabish

“Yours Truly” mund ta gjeni në të gjitha platformat e muzikës online. Në mënyrë që të bekohemi me muzikë të tillë në të ardhmen, mbështeteni Rinesance duke e blerë EP-në në iTunes, apo duke e dëgjuar falas në Youtube, Spotify, Deezer, Apple Music dhe TIDAL, si dhe shpërndajeni EP-ë me miqtë tuaj në rrjetet sociale.

Së fundmi, Rinesance ka pasur edhe paraqitjen e saj të parë live, me 8 gusht, në hapjen zyrtare të edicionit të fundit të festivalit Dokufest. Ju mund ta gjeni performancën e saj epike në këtë link.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top