Tu e lexu qitash
Çka do të thotë slogani “Liria ka femër” dhe kush qëndron prapa?

Çka do të thotë slogani “Liria ka femër” dhe kush qëndron prapa?

https://twitter.com/Yllhxh/status/1330979050882523142?s=20https://twitter.com/ShpetimRacaj/status/1331195172261158917?s=20

Të hënën me 23 nëntor, Dylberizm ka postuar në profilet tona në rrjetet sociale një fotografi të një graffiti me sloganin “Liria ka femër”. Autori/ja e këtij graffiti nuk dihet, mirëpo lokacioni i graffitit është në Prishtinë.

Pas postimit, profilet tona në rrjetet sociale janë pushtuar me komente dhe thirrje urrejtëse homofobike dhe transfobike, të cilët menduan se slogani është fyes dhe nënçmon luftën e vërtetë të UÇK-së.

Mirëpo ky nuk është një slogan që nënçmon slloganin “Liria ka emër”, slogan ky që është bërë i njohur në tërë vendin si thirrje kundërshtuese ndaj arrestimeve të fundit nga Gjykatës Speciale të ish-ushtarëve të UÇK-së, nga edhe u inspirua slogani “Liria ka femër”.

Në fakt, ky slogan, poashtu përçon një mesazh për luftën. Për luftën për barazi dhe liri shoqërore.

Autori i këtij slogani është një djalë 25 vjeçar, të cilin Dylberizm e ka kontaktuar në lidhje me sloganin.

“‘Liria ka femër’ osht sllogan që ka rrjedhë spontanisht e që ndërthuret me rrethanat në të cilat po kalojmë aktualisht. Qëllimi i saj është çrobnimi i vlerave universale njerëzore prej çfarëdo emri të perveçëm.” tregon autori.

“Bazuar në vetëdije, maspari duhet me kuptu dallimin mes çlirimit dhe lirisë, meqë çlirimi osht proces ndërsa liria osht gjendje. E lirinë që e gzojmë sot, ende nuk është e manifestuar se ende ka lufta brenda shoqërisë që janë luftra për çlirim dhe njohje.” ka thënë ai për Dylberizm.

“Osht kategorikisht gabim, me e laku konceptin e lirisë kaq shkarazi kur vetëm se dihet vuajtja e lartëcekur. Andaj, ‘Liria ka femër’ osht refleksion i luftave që ende vazhdojnë brenda shoqërisë sonë, lufta që duhet me i fitu, që së pari me arritë statusin e të qenurit Njeri, e më pas plotësohet çfarëdo cilësimi tjetër.”

“Pra, Poshtë Supremacia. Për Barazi e për Liri.”

Dylberizm mbështet plotësisht thirrjen e autorit për Barazi dhe Liri. Si asnjëherë më parë, ne kemi pranuar thirrje kërcënuese në lidhje me postimin, që dëshmon nivelin alarmant të gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQ+, duke dëshmuar se shoqëria kosovare vazhdon të jetë homofobike dhe transfobike.  

Nëse lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për liri, për ndaljen e fashistëve serb dhe vrasjet e tyre të shqiptarëve të Kosovës, për jetë të lirë dhe të dinjitetshme, atëherë gjithë këto qëndrime, gjuhë e thirrje për vrasjen e shqiptarëve, për shkak se i takojnë një identiteti jo shumicë, nga vetë shqiptarët, tregon se sistemi edukativ dhe vetëdija shoqërore e qytetarëve të Kosovës ka dështuar në edukimin e gjeneratave të reja mbi konceptin e lirisë dhe barazisë.

Kqyre edhe qito

I lirë duhet të jetë çdo qenie njerëzore, pa marrë parasysh etninë, gjininë, orientimin seksual, aftësinë, statusin socio-ekonomik, prejardhjen, e çfarëdo lloj karakteristike tjetër e identitetit personal e social.

Nuk ka liri, derisa të gjithë jemi të lirë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top