Tu e lexu qitash
3 vjet Dylberizm

3 vjet Dylberizm

https://www.instagram.com/p/CMm7e6EF3z4/

Dylberizm sot e ka ditëlindjen – i bonëm tre pranvera!

Dylberizm-i u kriju me 19 mars të vitit 2018 nga aktivistët e pavarur queer kosovarë, si një faqe edukative në Instagram, e sot jemi platforma e vetme queer në gjuhën shqipe. Dashtëm me ju falenderu për mbështetjen dhe frymëzimin që na jepni për me bo këtë që p’e bojmë. Pa përcjelljen, reagimet, përkrahjen, ndihmën dhe storjet tuaja, ne nuk do t’ishim ktu ku jemi. Kjo që ka fillu si inicativë e vogël e vullnetit t’mirë për komunitetin tonë, është rritë e zhvillu me kohë.

Me këtë rast, ne kemi vendos me nda me juve një dhuratë të vogël, për ata/ato që dojnë me pas diçka tonën me veti, kudo që jonë. Po i japim dy maica e do stikera për këdo që don me marr pjesë në lojën tonë të ditëlindjes në Instagram.

Për me fitu, ju duheni me bo kto:

Kqyre edhe qito

  • Me e tag personin që ke me nda dhuratën me to;
  • Me e bo like postimin;
  • Të dytë me e pas follow faqen e Dylberizmit.

Fituesit kanë me u zgjedhë përmes një software që ka me u publiku në storie. Sa ma shumë komente, qaq ma shumë shansa me fitu. Loja përfundon me 31 mars, e fituesit zgjidhen me 2 prill. 

Hajde gëzuar!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top