Tu e lexu qitash
Redžepi deklarohet pas kërkesës për shkarkim: Unë përkah të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut
Nale Dheze

Redžepi deklarohet pas kërkesës për shkarkim: Unë përkah të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut

Pas kërkesës për shkarkim nga Dylberizm dhe Replikë, zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut në Qeverinë Kurti 2, Emilija Redžepi është përgjigjur mbi qëndrimin e saj mbi martesat mes gjinisë së njëjtë, kur në vitin 2019 kishte deklaruar se është kundër barazisë në martesë.

Redžepi për Sinjalin ka thënë se “përkrah të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut”.

Kjo është deklarata e saj e plotë:

“Ajo deklaratë ka qenë e mëparshme. Por unë përkah të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut. Unë i përkrah të gjitha ato sipas konventës evropiane. Unë atë e kam marrë si shembull. Këto janë të drejtat e njeriut, ata vendosin vetë. Ju faleminderit shumë“, tha ajo për Sinjalin.

Ndonëse kjo deklaratë e znj. Redžepi është deklaratë e mjegullt dhe jo shumë e qartë, ne e përshëndesim zotimin e saj se do të përkrahen të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut, e në të cilat e drejta për martesë, shihet si e drejtë themelore e secilit individ, pa përjashtim orientimin seksual apo identitetin gjinor, dhe e ftojmë atë për takim njoftues në të cilin mund të njoftohet nga afër me situatën e personave LGBTIQ+ në Kosovë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top