Tu e lexu qitash
Kroacia legalizon birësimet për çiftet e të njëjtit seks
Nale Dheze

Kroacia legalizon birësimet për çiftet e të njëjtit seks

Gjykata Administrative në Kroaci sapo ka vendosur që çiftet e të njëjtit seks mund të jenë prindër birësues.

Danijel Martinović nga organizata Rainbow Family deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative është “momenti i madh”, sipas të cilit partnerët e jetës së të njëjtit seks mund t’i qasen vlerësimit për t’u bërë prindër birësues, shkruan Gayecho.

“Ky vendim historik hap dyert për të gjithë çiftet gej dhe lezbike në Kroaci që dëshirojnë të bëhen prindër birësues dhe që  konfirmon se partnerët e jetës duhet të kenë të njëjtat të drejta si bashkëshortët heteroseksualë në të gjitha procedurat” thanë përfaqësuesit e Rainbow Family.

Pas pesë vitesh beteja ligjore, në fund të muajit prill, Gjykata Administrative në Zagreb vendosi për çështjen e Mladen Kozic dhe Ivo Segota, dy burra gejë në Kroaci, që ata nuk duhet të diskriminohen në procedurën e vlerësimit për miratimin e një partneriteti jetësor.

Aktivisti gej Ivan Zidarevic tha për Nova.rs, se deri më tani Qendrat e Mirëqenies Sociale në Kroaci kanë refuzuar ose heshtur në  lidhje me këtë temë duke i diskriminuar çiftet gej dhe lezbike.

Vendimi i Gjykatës Administrative kroate vjen pasi që në qershor të vitit 2020, ata lejuan çiftin e Mladen Kozic dhe Ivo Segota të birësojnë një fëmijë, pas një beteje ligjore prej 5 viteve.  

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top