Tu e lexu qitash
Djem, burra, MESHKUJ, mushnu mend se jeni tu na e SHPIFË!!!

Djem, burra, MESHKUJ, mushnu mend se jeni tu na e SHPIFË!!!

F – 23, 26 dhe 27 vjeç

Dashta me e tregu ni ngjarje që m’ka ndodhë para ca ditëve dhe që ma ka humb komplet besimin n’njerëzim e humanitet!

Kom pas një lojë në Ferizaj ditën e diele, po pasi që loja përfundoj vonë dhe të dielën nuk ka autobusa t’rregullt mbeta në zgjidhjen e vetme që unë me dy shoqe me bo PitStop rrugës. Mbas gjysmë ore ose 40min ni veturë u ndal edhe po na pyet ‘Për kah jeni?’, e mbasi i tregum na tha ‘Hypni’.

N’veturë ishin dy meshkuj që gjatë rrugës 2-3 herë na pyetën që a po dojmë me pi kafe, e na 2-3 herë e mohum “ofertën”. Rrugës, personat në fjalë e ndryshun kahjen e rrugës edhe na ishim tu vazhdu për ni fshat që se kishim idenë cili fshat osht, na ndalën para ni moteli edhe na thanë ‘Na mendum që jeni për kafe, se n’Prishtinë s’ju qojmë!’. Si përfundim mbetëm me ni vend që s’kishim ide ku osht.

Fillum prapë me bo pitstop, t’paktën sa me i pytë ku jemi e kah duhet me ecë që me u afru sadopak qendrës. Ni makine ndalet prapë, na thotë që mundet me na afru dikund afër qendrës, edhe vazhdum me to deri tek vendi i lartpërmendun. Prej aty teksa ishim tu pritë, dy burra tjerë ndalen edhe na thojnë që ktu nuk ju nalet kërkush me ju marrë po ju qojmë më afër ku ka mundësi që ndalen. N’rregull, prapë pranum, mbërrijtem tek ni rreth, prej aty ni burrë tjetër ndalet edhe thotë që unë mundem m’ju qu deri n’Lipjan, andej ka edhe autobusa ma shumë edhe lëvizje poashtu. Me shpresë që sadopak po afrohemi, pranum me vazhdu me zotërinë në fjalë. Ky i fundit ma shumë m’kqyrke mu prej pasqyrës se sa rrugën (me ni moment u kthy edhe ma ka kap kamën si n’formë t’përkdheljes). Rrugës kthehet e na thotë që po ju dhimbseshim që kishim mbetë pa zgjidhje edhe tha që po na qon deri n’Prishtinë.

Si n’rastin e parë edhe ky vazhdoj për ni fshat që prej andej s’kishte asni dalje për Prishtinë edhe n’mes t’rrugës na tha që deri qitu mundem m’ju qu. N’ora 20:30 unë bashkë me 2 shoqe jena kon midis rruge pa as edhe ni ndriçim t’vogël. Vazhdum me ecë e besa edhe me vrapu se na ndjekshin qent, e deri sa n’fund kemi mbrri në ni market ku ishin t’parkume 3 vetura. Krejt qa mujshim me bo ish me i pyet a mos janë për Prishtinë. Asnjoni s’pranun niherë, e tek me ni prej prej veturave ken 3 djem t’ri. Mbas 4-5 min që folën me njoni tjetrin dolën edhe na thanë që po na qojnë. E na me 100 tutë, se dishim a osht ma mirë me u nisë a me nejt. Fatmirësisht, djemt që na kanë ofru deri n’Prishtinë janë tregu shumë t’sjellshëm edhe nuk na kanë “gjujt” naj fjalë t’papërshtatshme.

Kqyre edhe qito

Për ni udhëtim 20-30 minutësh osht dashtë me i ndrru 5 vetura se epshi nuk i lejke as human me u tregu. E as veshja nuk osht n’pytje, dy shoqet me mu kanë qenë tomboy e unë me trenerka t’ekipit. Vlenë t’ceket që njerëzit e përmendun, përpos kta t’fundit, kanë qenë rreth moshës 40-50 vjeçare. Edhe para se me e komentu në mënyra negative si p.sh ‘kush t’ka shti me ju hypë n’kerr’, nuk kena pas zgjidhje tjetër, as autobus e as pare për taxi nuk kem pas, kena thirrë shoqni me na marrë, ska mujt kërrkush me na bo zgjidhje. Zgjidhja e fundit e e vetmja ka qenë qajo.

Kalofshi sa ma bukur edhe djem, burra, MESHKUJ, mushnu mend se jeni tu na e SHPIFË!!!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top