Tu e lexu qitash
Astrit Ismaili hap Bienalen e Athinës me “Miss Kosovo”

Astrit Ismaili hap Bienalen e Athinës me “Miss Kosovo”

https://www.instagram.com/p/CUclvZ2oBCl/

Të premten me 1 tetor, në kryeqytetin grek ka filluar Bienalja e Athinës, ku performanca e hapjes së Bienales është bërë nga Astrit Ismaili me “Miss Kosovo”, një performancë artistike dedikuar figurave fiktive që kapërcejnë kufizimet gjeo-politike dhe sociale.

Kjo performancë nga Ismaili, përveç se ka thyer barrierat gjinore, ka thyer edhe barrierat politike, duke qenë se Greqia vazhdon të jetë një nga 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Astrit Ismaili
Astrit Ismaili në Bienalen e Athinës. Foto nga Astrit Ismaili në Instagram.

Edicioni i shtatë i Bienales së Athinës po zhvillohet me tematikën “Eklipsi që ëndërron dritën”, në bazë të cilës edhe Ismaili ka bazuar paraqitjen. Performanca ishte një kombinim i interpretimit dhe muzikës, në të cilën Ismaili është paraqitur me një fustan plot shkëlqim, të punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

“Ishte nder të hap Bienalen e Athinës 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative ëhen Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku jetët (e personave) queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!” tha Astrit Ismaili në një postim në Instagram.

“Duke përjetuar Luftën e Kosovës, por edhe duke u rritur si një person queer në një mjedis të pasluftës pa asnjë model, duhet të jem shumë krijues, jo vetëm kur bëhet fjalë për rrugën time artistike, por edhe në jetën e përditshme. Edhe sot, Kosova është një nga vendet më të izoluara në Evropë, duke përjetuar një regjim të padrejtë vizash. Dikush nuk mund të imagjinojë luftën që duhet të kalojnë artistët, atletët, modelet etj. Për të pasur një karrierë ndërkombëtare. Por, mendoj, ky mjedis i ashpër na bëri të ‘lulëzojmë në lule’, në mënyrë që bota të dëgjojë zërat tanë dhe të shohë ngjyrat tona.” ka deklaruar Ismaili për revistën PW në lidhje me frymëzimin rreth performancës “Miss Kosova”.

Kqyre edhe qito

Astrit Ismaili
Astrit Ismaili në Bienalen e Athinës. Foto nga Astrit Ismaili në Instagram.

Biografinë e plotë të Astrit Ismailit do të mund ta lexoni së shpejti në Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top