Tu e lexu qitash
DC Comics njofton se personazhi i fundit i Superman është biseksual

DC Comics njofton se personazhi i fundit i Superman është biseksual

Në librin komik të radhës nga DC Comics, i cili pritet që të dalë në nëntor, është njoftuar se personazhi i Supermen-it, Jon Kent, do të jetë biseksual. Ky njoftim është bërë i ditur në Ditën Kombëtare të Daljes Hapur.

Skenari është pjesë e vazhduar nga ‘Superman: Son of Kal-El’, një seri ku Jon ndjek hapat e babait të tij dhe merr mantelin për tu bërë Supermeni i ardhshëm.

Shkrimtari i serive Tom Taylor tha për BBC se, kur iu ofrua për herë të parë puna, ai mendoi “çfarë duhet të jetë ndryshe Supermani sot”.

“E mendoja se do të ishte një humbje e vërtetë nëse do e zëvendësonim Clark Kent me një shpëtimtar tjetër heteroseksual të bardhë,” tha Taylor.

Seriali është publikuar në korrik, ku Jon tashmë ka luftuar zjarret e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, ka ndaluar të shtënat në një shkollë të mesme dhe ka protestuar kundër dëbimit të refugjatëve. Ndërsa në seritë e mëparshme Joni ishte bërë shok me Jay, një reporter me syze dhe me flokë rozë.

DC Comics shprehë se çifti do të përfshihen në një lidhje romantike në serinë e pestë, pasi Jon “ka përjetuar burn-out (djegie profesionale) në formë fizike dhe mendore nga përpjekja e tij për të shpëtuar të gjithë”.

Autori i serive shprehi se ky lajm ka qenë frymëzues dhe se ishte mirëpritur pozitivisht, “Ka njerëz që thonë se kur  kanë lexuar lajmin kishin shpërthyer në lot, ata madje shprehnin se nuk e kishin menduar asnjëherë qe do të ishin në gjendje ta shihnin vetën tek Superman.. apo thënë ndryshe, super heroin më të fuqishëm në komikë.”

“Ka pasur një ndryshim të vërtetë gjatë viteve të fundit, nëse këtë ndryshim do të dëshironim ta bënim dhjetë ose pesë vjet më parë, do të kishte qenë më e vështirë, por unë mendoj se gjërat kanë ndryshuar në një mënyrë vërtet të mirëpritur,” shtoi Taylor.

“Ne po përpiqemi që ti përfaqësojmë ata njerëz, ne po shkruajmë për njerëzit që kur ta shohin këtë Superman do të thonë ‘Ky Superman është si unë. Ky Superman po lufton për gjërat që më shqetësojnë’”, përfundoi ai.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top