Tu e lexu qitash
Aktivistët protestojnë para Brnabic, pasi Policia serbe anuloi mbajtjen e Europride në Beograd

Aktivistët protestojnë para Brnabic, pasi Policia serbe anuloi mbajtjen e Europride në Beograd

[video src="https://www.instagram.com/p/Cicm3BtsFK7/"][video src="https://www.instagram.com/p/CidLpQboJW-/"][video src="https://www.instagram.com/p/CidGRLssRk4/"]

Sot, më 13 shtator, policia serbe e ndaloi marshin e EuroPride në Beograd përmes një letre zyrtare që i është dorëzuar organizatorëve. Ndërsa, Belgrade Pride ka njoftuar se po tenton që t’i përdor të gjitha mënyrat ligjore për ta rrëzuar poshtë këtë vendim.

Për shkak të kësaj, akvisitë/e queer nga Beogradi kanë protestuar në konferencën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ku e ftuar ishte Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë. Aktivistët dhe aktivistet në fillim qëndruan jashtë objektit duke e pritur kryeministren e Serbisë dhe më pas kanë hyrë në objektin ku po mbahej konferenca për ta bllokuar fjalimin e saj.

Protestuesit kanë fishkëllyer dhe bërtitur “Duam Krenarinë”; “Ana, eja ec me ne” dhe “Ana mos qëndro e heshtur, ti je e jona”. Disa nga pankartat përmbanin tekste si “Kryeministrja kundër të drejtave të njeriut”, “Parada e Krenarisë është kundër dhunës, prandaj ti nuk e lejon organizimin e saj”.

Brnabic iu përgjigj në mënyrë patronizuese komenteve nga protestuesve.

“Unë jam personi më i urryer në Serbi, jam e urryer edhe nga homofobët për shkak se jam lezbike edhe nga personat LGBTIQ+” – tha ajo.

Brnabic tha se ajo është politikania e parë në Ballkanin Perëndimor që nuk kishte turp të thoshte se i përket komunitetit LGBTIQ+. Ajo shtoi se nuk ka më shumë të drejta se anëtarët e tjerë të komunitetit LGBT+.

Kqyre edhe qito

“Nuk mund të martohem, nuk mund të jetoj në partneritet të regjistruar, nuk mund të birësoj fëmijën tim”, tha ajo.

Protestuesit vazhduan ta kundërshtojnë atë duke i treguar se ata e ato e duan atë por jo politikat e saj dhe se është qeveria e saj e cila po e ndalon marshin e krenarisë.

Belgrade Pride ka vazhduar ti ftoj aktivistët, personat LGBTQ+ dhe aleatët që të mos ndikohen nga shtypja sistematike e Europride, duke i ftuar të gjithëve të dalin në Paradën e planifikuar të mbahet të shtunën në Beograd.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top