Tu e lexu qitash
Baleti

Baleti

JB – 18 vjeç

 

Kom vendos me e nda këtë histori për krejt juve që nuk mundeni me i ndjek andrrat falë homofobisë e roleve gjinore.

Si fmi gjith jom konë i heshtun, i mbyllun n’vete, po e kom pas ni vend ku “the flames of hell” s’kanë mujt me m’qit poshtë… ose t’paktën e kom menu ashtu. Muzika e qitke n’pah ni anë komplet tjetër. Nji person që sdin me u tutë e me plotë fuqi, hapat, kërcimet e çdo ritëm që ndrrojke n’muzikë m’bojke me u ni plotë fuqi. E si fmi, kom menu që n’rrethin tonë o normal, qysh edhe thojnë fmi pa sherr. Kom fillu ushtrimet e baletit me përkrahjen e vetëm nji personi n’familje, ku n’anën tjetër krejt ishin kundër. Skena, dritat, ritmi mbojke mu ni gjallë. Edhe pse jom kon i ngacmum pa ndalim për balet, m’ka mjaftu nji person që m’ka përkrah n’secilin hap, in every fall she was there to pick me up. Po për fat t’keq, ndrroi jetë. Mbeta i rrethum me njerëz paragjykues, ku secili lshojke fjalë ma t’rona se tjetri. Me kohën ato fjalë e ai abuzim m’kapi edhe mu. U detyrova me e ndalë baletin e me i kput krejt andrrat që i kom pas se nuk arrita me mledhë fuqinë vet. Sot hala menoj çka nëse kisha vazhdu e hala jetojë me atë shpresë.

Kqyre edhe qito

Po për krejt juve du me ju thonë nji sen, be unapologetic when it comes to your happiness and your well-being because it pays off. I wasn’t strong enough but you are.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top