Tu e lexu qitash
Një aromantik në Shqipëri

Një aromantik në Shqipëri

M – 14 vjeç

Gjatë gjithë fëmijërisë time kam patur probleme me subjektin e dashurisë. Asnjëherë nuk kam patur ndjenja romantike për fëmijët e gjinisë së kundërt. Edhe pse rrija me to, luaja futboll, dhe quhesha miku i tyre, nuk ndjeja dhe nuk kam ndjerë ndonjëherë gjëra romantike për to ose për asnjë djalë tjetër.

Nuk ka qenë deri në fundin e shkollës fillore që mora vesh për termin ‘aromantik’, dhe si ajo më bën pjesë e komunitetit LGBTQ+. Aromantic është një spektrum, ku individi ka një mungesë të ndjenjave romantike ndaj një personi. Kjo mungesë mund të jetë e madhe, ose e vogël, madje mund të varet dhe nga personi ose gjinia.

Gjatë shkollës së mesme jam munduar të gjej vetën. Unë identifikohem si mashkull aromantik, dhe kam patur dyshime që mund të jem gjithashtu biseksual.

Kam disa shokë që më përkrahin, por e di mirë që unë nuk ia them dot këtë gjë familjes time. Ata nuk kanë aq mendje të hapur, edhe pse thonë që ‘të dua pavarësisht çdo gjëje’, ata nuk do më donin po ta merrnin vesh të vërtetën.

Si person aromantik kam hasur shumë pyetje. Më kanë thënë njerëzit që ‘si mund të durosh pa u martuar?’ ‘A nuk do fëmijë?’ ‘Kjo nuk është normale’.

Por edhe pse jam aromantik, unë ende mund të dashuroj njerëzit. Aromanticizmi është një spektrum i gjerë, edhe ka shumë microlabels që përdoren nga njerëzit.

Kqyre edhe qito

Unë nuk mund të ndjej përherë gjëra romantike ndaj të tjerëve, por kjo nuk më ndalon të kem dashuri ndaj shokëve dhe shoqeve, ndaj familjes, ose ndaj pasioneve të mia.

Unë do të doja që gjatë kohës që njerëzit po mësojnë për identitetet si gej, biseksual ose transgjinor, të gjithashtu mësojnë për identitetet aseksual, aromantik ose aroace.

Kjo stigma që kanë njerëzit ndaj personave që nuk kërkojnë lidhje romantike është diçka e dëmshme për njerëzit të këtij identiteti. Një individ mund të ndihet i gëzuar, i frymëzuar dhe i plotësuar, pa nevojën e një partneri/je.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top