Tu e lexu qitash
Ngritne zonin për vetën e juj

Ngritne zonin për vetën e juj

F – 20 vjeç

Paralajmërim: Kjo storie diskuton shantazhimin, ngacmimin seksual,  përdhunimin dhe depresionin, andaj përmbajtja mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues/e.

I kom pasë veç 7 vjet kur djali i axhës filloi me m’ngacmu seksualisht. Jom rritë në mesin e djemve, shumicën e kohës tu lujt futboll me ta n’mahallë. Nji ditë u mbledhem çika e djem e vendosëm me lujt lojën symbyllurazi. Shkova në ni vend me u mshefë edhe erdh ai. Nuk ma murri mendja që kish me ndodhë diçka keq, por gjatë kohës që isha n’këmbë e ato e kisha mbrapa, e ndjeva qe ai po ’afrohet drejt meje. U afru qaq shumë sa trupi i tij arriti me m‘prek. Ngadalë filloi me m’prekë me dorë! Ma vendosi dorën në bark e shkonte poshtë. Jom konë shumë e vogël, por isha mjaftushëm e vetëdijshme që me kuptu në çfarë gjendje jom tu u gjend e sa keq jom ndi. U largova tu vrapu e fillova me qajt. Mbrriva në shpi e nuk kisha guxim me tregu. 

Vazhdova sikur nuk kishte ndodhë asgjë, por relacionin me të nuk e kisha t’njejt mo, nuk kisha guxim me nejt afër tij. Por, asgjë nuk përfundoi aty, gjërat vazhduan edhe disa herë të tjera. Sa herë që ishim tu lujt, kish guximin edhe e gjejke momentin që me ardhë e me m‘thon ”sa e bukur je, qysh mundesh me kon kaq e vogël e me pas bothën kaq t’mirë, mos u vesh me tesha të sportit se nuk po t’shihet trupi, çka po han që je e formume kaq mirë“, e unë veç u largojsha. Gjithsesi, fillova me u rritë, e me i kuptu do gjona. Ku ish ai, unë mo nuk isha. U largojsha kurdo që e shihsha tu ardh aty ku isha edhe unë.

Kqyre edhe qito

Pastaj, dita e ditës fillova me kuptu që diçka nuk është “n’rregull” me mu. M’pëlqejshin çikat!Nuk m’pëlqejke asnji djalë Amo, n’vitin e parë të gjimnazit e pashë ni djalë edhe m’pëlqej. Edhe isha shumë e lumtur se thojsha, ma n’fund  osht tu m’pëlqy dikush e nashta çka  kom mendu gjatë gjithë kohës e kom pas gabim. Fillova tu fol me to edhe e vrejsha që nuk jom e përbmusht me qat sen amo vazhdojsha se dojsha me largu mendimin që e kisha për çika. Mas 3 muje që fillum me kalu,, dulëm me ecën’park, edhe vendosëm me shku te ni pjesë pak e msheftë. Filloi tu m’prek edhe m’tha “pe bojna”. Unë i thash jo nuk e boj se t’kom tregu qysh ma herët që nuk du me bo këtë sen. Mi qoj trenerkat poshtë, e vazhdoj me bo t’vetën. Nuk e di qysh m’humbi fuqia n’ato momente, nuk mujsha me lëviz, me bërtit ose me bo çkado që me mbrojtë vetën. Veç kajsha. U kry ajo, e lash qaty edhe mezi mujta me shku n’shpi. Kur shkova i thash çikjo që e ke bo shkurt edhe shqip është përdhunim. M’tha qysh po m‘thu që unë bona diçka pa dëshirën tone a? Thash po! Edhe nuk mu kthy me t’keq veç u mundojke me m’bo me u ni ma mirë me fjalë t’mira. Mas dy dite kur shkova n’shkollë e pashë edhe nuk i fola, erdh ni shoqe e m’tha hajde n’banjo t’folim diçka. Shkova edhe p’e gjej ato në banjo. Ajo dul e meta veç me to, filloi tu m’qaf e tu m’kërku falje për çka ka bo. Unë nuk mujsha as me kqyrë n’ftyrë e aq ma pak me fal. Deri at’herë kur m’kapi për fyti e tha nëse e nij qet sen prej najkujt unë e di çka kom me t’bo ty. N’ato momente mendojsha veç qysh me pshtu vetën, edhe me dal prej asaj situate. I premtova që kurrë kurgjo s’ka me ni për këtë gjo. E mbylla këtë temë, e luftojsha çdo moment me vetën. Nuk isha mo e njejta. Nuk mujsha me flejt, me nejt, me fol, me dal dikun, me dal me dikon, gjithçka ish tu shku posht. Amo, e morra guximin edhe ni ditë i tregova mamit. Mami filloi tu qajt. Tha kom me t‘ndihmu me çdo mundësi temën me t’ndihmu amo duhet me mbajtë msheft prej babit se gjonat mujn me shku deri te vrasja. E kuptova çka tha, edhe qysh prej asaj dite ajo mundohej që me gjetë ni psikolog sa ma t’mirë që unë me vazhdu terapinë edhe me u bo ma mirë prej gjendjes që isha. Vazhdova me shku te psikologu edhe fatmirësisht m’ndihmoi shumë. Seancat zgjatën koxha shumë, pastaj ndodhi karantina. U mbyllëm, edhe nuk mujsha me shku te psikologu. Pas  ni kohe çika e axhes ma tregoi nji “psikolog” edhe tha që ish tu mbajt seanca online. Vendosa me i shkru, edhe tha p’e vendosim nji takim. Fillova tu fol me to edhe gjithçka ish shumë n’rregull. Në seancën e tretë, kur veç e kuptoi historinë tem edhe ndjenjat e mbyllura tashmë për meshkujt e pranimin e faktit që jom lezbike, papritë ai m’ tha, mendo qysh po t’boj me u ndi unë edhe vazhdoje me prek vetën. Aty, kur mendova që gjendja jem emocionale ish tu u bo ma mirë, gjithçka u shkatrru. Thjesht m’humbi besimi edhe te psikologu edhe nuk mendojsha që najherë ka me u bo mirë për mu. E bona bllok, edhe vazhdova me fol me vetën, me qetsu vetën, thjesht tu u mundu me bo ma t’miren për vetën tem. Sot, vazhdoj me terapi te nji psikologe. Ndihna shumë ma mirë, edhe pse ato gjona nuk harrohen kurrë, por që ja kom fiksu vetës n’kokë që çdo sen ka me u rregullu, nuk jom konë ASPAK fajtore me çka m’ka ndodhë mu edhe m’pret ni rrugëtim i mrekullushëm. Ma n’fund e kom gjetë çikën që po m’lumturon r, edhe shpresoj që kto lloj gjona nuk kanë me u përserit mo, te unë as te kërkush. Nëse dikush është viktimë e ktyre seneve, i lutem me ngritë zonin e me kërku ndihmë. Nuk jeni fajtorë/e për kurgjo, ngritne zonin për vetën e juj, e së bashku t’mundohemi me i ndalu gjërat e tilla.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top