Tu e lexu qitash
Të drejtat e punëtorëve janë të drejta LGBTQ+

Të drejtat e punëtorëve janë të drejta LGBTQ+

Ndërsa lëvizja LGBTQ+ zakonisht fokusohet në mosdiskriminimin dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor si çështje në vendin e punës, shqetësimet e punëtorëve LGBTQ+ përfshijnë gjithashtu ato që nuk lidhen me seksualitetin ose identitetin gjinor.

Homofobia e transfobia e sistemit arsimor vazhdon në qasjen në punësim dhe gjatë gjithë ciklit të punësimit, duke i lënë punëtorët LGBTQ+ të ngacmohen dhe të sulmohen seksualisht e fizikisht. Për shkak të mosrespektimit të perceptuar me heteronormativitetin dhe për shkak të paragjykimeve se si gratë dhe burrat pritet të paraqiten dhe sillen, personat LGBTIQ+ përjashtohen nga forca e punës.

Faktorët si: diskriminimi në punë, mungesa e benefiteve në vendin e punës dhe dallimi në pagë kontribuojnë në rritjen e niveleve të varfërisë dhe të pasigurisë financiare brenda komunitetit LGBTQ+. Gratë që perceptohen si “mashkullore”, ose burra që perceptohen të jenë “femëror” në sjellje ose paraqitje, ngacmohen e diskriminohen. Frika nga trajtimi diskriminues dhe dhuna çon shumë punëtorë LGBTQ+ të mbajnë sekret orientimin e tyre seksual. Punëtorët transgjinorë (veçanërisht gratë) janë përjashtuar plotësisht nga punësimi zyrtar, duke i lënë atyre pak strategji mbijetese, përveç punës së seksit, shpesh në kushte të rrezikshme, dhe pa mbrojtje.

Përveç ndryshimit të politikave, lëvizja LGBTQ+ duhet të trajtojë shfrytëzimin e vazhdueshëm të punëtorëve nga korporatat. Shumë kompani që i brendojnë logot e tyre me ngjyrat e ylberit gjatë Muajit të Krenarisë angazhohen gjithashtu në përpjekje që dëmtojnë punëtorët LGBTQ+, si vjedhja e pagave nga punëtorët, lufta kundër rritjes së pagës minimale dhe forcimi i ligjeve të punës, duke shkatërruar mjedisin dhe duke mbështetur shkurtimin masiv të taksave të korporatave. 

Andaj, këtë 1 maj bashkohu në luftën tonë kundër sistemit kapitalist, homofobik, racist e patriarkal që përfiton nga shtypja jonë. Lufta kundër eksploatimit dhe lufta kundër shtypjes së personave LGBTQ+, të cilët janë pjesë qendrore e klasës punëtore, nuk janë beteja të ndara.

Bashkohu sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e të dalim në solidaritet me njëri/a-tjetri/ën për të krijuar bazat për një shoqëri të lirë e të barabartë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top