Tu e lexu qitash
Homofobia te disa, osht’ shejë e homoseksualitetit t’ndrydhun

Homofobia te disa, osht’ shejë e homoseksualitetit t’ndrydhun

OPINION

Homofobia n’politikë e në politika nuk osht’ diçka e re. Hulumtime edhe raste t’ndryshme reale nëpër botë kanë tregu se ata/ato që e ngrisin zanin ma së shumti kundër dylberave, n’fakt, po e ngrisin kundër vetes.

Studimet e kanë zbulu ni lidhje interesante midis homofobisë dhe homoseksualitetit të ndrydhun. Pra individët e projektojnë sikletin e tyre përjashta për me e mshefë ata qysh po ndihen përbrenda. Me i ra shkurt, disa prej ktyne që po i “mbrojnë vlerat familjare” mujnë me kon’ veç tu i luftu ndjenjat e tyne t’mshefta homoseksuale.

Për shembull, mekanizmi mbrojtës i njoftun si “formimi i reagimit”, thotë se njerëzit e shprehin t’kundërtën e asaj që e ndjenjë, shpesh, edhe tu e ekzagjeru në polin e kundërt të ndjenjave të vërteta. Për dikon, kjo i bjen me i mshefë dëshirat e zjarrta homoseksuale përmes fjalimeve ose politikave kundër dylberave.

Një studim mjaft i famshëm (Adams, Wright and Lohr, 1996) e ka shpalosë se ata që jon identifiku si homofobë kanë tregu interes të veçantë te stimujt mes seksit të njëjtë (burra), por qyshdoqoftë, pa e pranu këtë fakt asnjiherë. Ky kombinim, bashkë me prindërimin autoritar ose marren e përbrendsume, e prodhon pikërisht nji kandidat që bërtet për “familjen tradicionale shqiptare”.

Ashtu qysh e theksojnë studiuesit e Universitetit Rochester “Individët që identifikohen si heteroseksualë, por tregojnë tërheqje të madhe ndaj seks të njëjtië në teste psikologjike, munden me u ndi t’kërcënum prej gejave dhe lezbikeve sepse homoseksualët ja u kujtojnë tendencat e ngjashme brenda vetes”.

Shembull i këtij studimi osht’ politikani tashmë në pension, Jozsef Szajer, që u kon’ pjesë e partisë ultra-konservatore dhe anti-LGBT, i cili në vitin 2020 dha dorëheqje prej pozitës së deputetit masi e kapi policia në nji orgji seksi homoseksual në Belgjikë.

Tjetër shembull osht’ edhe ish-senatori George Santos, i cili njëjtë si Jozsef Szajer, u kon’ mbështetës i ligjeve anti-LGBTQ+ në SHBA, ama njashtu ish kon’ edhe drag queen në Brazil.

Zgjedhjet e këtij viti në Kosovë e kanë qitë n’pah personazhe të tilla. Personazhe që konfliktet e tyne të pazgjidhuna po i kthejnë në fushata shtypëse kundër neve. N’vend që me i zgjidhë ato konflikte, ata po synojnë me na shtypë edhe neve seksualitetin e tyne.

Me 9 shkurt, kur t’shkoni me votu, mos harroni me e pasë në mendje që n’pushtet nuk na duhen përfaqësues që nuk i kanë zgjidhë hala konfliktet e tyne t’brendshme edhe që ato përballje t’brendshme i projektojnë jashtë – si shtypje kundër dylberave.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top