Kush janë homofobat e Kuvendit t’ri t’Kosovës?

Sot mbahet seanca konstituive ku t’zgjedhunit për deputetë t’Kuvendit t’Kosovës i marrin mandatet e tyne, por cilët janë homofobat që janë bo pjesë e Kuvendit edhe kush ka ra n’provimin e pragut zgjedhor?
Prej orës 10 sot nis zyrtarisht puna e legjislaturës t’IX-të t’Kuvendit. Shumë deputetë kanë me hi n’seancën plenare t’Kuvendit për herë t’parë, ku pritet me e dhanë betimin e deputetit e edhe me e votu për kryetarin e Kuvendit edhe nënkryetarët.
Dylberizm gjatë fushatës zgjedhore ka bo edhe listën “Mos i Voto Homofobat!” ku i ka renditë kandidatët për deputetë të cilët kanë shprehur haptazi qëndrimet e tyre homofobike. Këta janë homofobat që e marrin sot mandatin e deputetit (në bazë të subjekteve politike):
KDTP (Kosova Demokratik Türk Partisi), parti homofobe, osht’ pjesë e Kuvendit prapë. E n’sallën kryesore të kuvendit kemi mi pa dy deputetët Fikrim Damkra edhe Fidan Jilta.
LVV: Driton Hyseni, Fjolla Ujkani, Fitim Haziri, Halil Thaçi, Labinotë Demi Murtezi
PDK: Mergim Lushtaku
LDK: Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Marigona Geci
AAK-Nisma: Ramush Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj
SDU: Duda Balje
Za Slobodu Pravdu i Opstanak: Nenad Rashiq
Shumica e kandidatëve homofobë të identifikuar nga Dzlberizm janë jashtë Kuvendit kësaj here. Partitë që u përbashkun rreth parimeve diskriminuese – si Koalicioni për Familjen dhe Partia Fjala nuk e kalun as pragun.
Edhe t’tjerë, tu i përfshi shumë ish-deputetë, nuk janë sot pjesë e kuvendit t’ri. Kjo osht’ lista prej 23 kandidatëve homofoba që nuk janë zgjedhë:
LVV: Alban Bajrami, Gramos Agusholli, Ismajl Kurteshi, Milazim Salijaj, Nijazi Isaku, Vlora Limani Hajnuni
PDK: Bekim Haxhiu, Kujtim Gashi
LDK: Besa Gaxherri, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Zef Morina
AAK-Nisma: Albana Bytyqi, Arber Tolaj, Besnik Tahiri, Burbuqe Bakija Deva, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj
PDAK-LPB: Qazim Rahmani
Koalicija Vakat: Bahrim ShabaniPREBK: Erxhan Galushi
Lista e homofobave u bazu, te deklaratat e kandidatëve në fushatat zgjedhore, fjalët edhe veprimet n’mandatin e fundit, qysh ka qenë kundërshtimi i Kodit Civi dhe paraqitjet mediatike dhe postimet në rrjetet socialel.
Lexoni ma shumë këtu për me pa se qysh kemi mbrri te Lista e Homofobave për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Shënim shtesë i redaksisë:
Gjatë fushatës na i kemi mbledhë deklaratat dhe bashkë me Qendrën për Liri dhe Barazi – CEL Kosova jemi anku n’Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për gjuhën e tyre diskriminuese, urrejtëse edhe kundër frymës zgjedhore demokratike. Për nji muj, na e kemi monitoru krejt fushatën zgjedhore 2025 t’partive që kanë kandidu për zgjedhjet paralamentare. Me ankesat që i kemi bo për gjuhën e urrejtjes që e ka përdorë Koalicioni për Familjen, ky subjekt politik u dënu n’total 15,000 euro shkaku i tetë ankesave që kanë rezultu me tri gjoba përfundimtare.