Thirrje e hapur për Flea Market

po rikthehemi te Kafet e Rakisë edhe këtë vit për nji edicion tjetër të pazarit të hapun (flea market) vendi ku gjithmonë e kemi gjetë njana/nanji-tjetrën/tjetrin. të dielën, më 7 shtator, kemi me u mblidhë prapë për me festu reziliencën tonë e atyne para neve, përderisa ndajmë gjësende të vlefshme e storie, prej të vjetrave e te këto të reja.
kush mundet me u bashku:
☆ artistë, krijues dhe çdo kush që ka diçka t’veçantë për me nda. prej teshave, bizhuteritë, librat, art, krijimet e punume me dorë, deri te gjësendet vintage që po kërkojnë nji shpi t’re, kjo osht mundësia juj për me u bo pjesë e pazarit. edhe nëse veç sa ja ke nisë, apo je moti krijues, ose thjesht doni me nda diçka me komunitetin, ky osht momenti juj.
sigurohuni me u regjistru përmes vegzës jo ma vonë se më 25 gusht për me siguru vendin e juj!
shihemi së shpejti!
****
this year we’re coming back to Kafet e Rakisë for another edition of the flea market, the place where we’ve always found each other. on Sunday, September 7, we’ll gather again to celebrate resilience, ours and those before us, while sharing treasures and stories, old and new.
who can join the fun:
☆ artists, makers, and anyone with something special to share. from clothes, jewellery, books, art, handmade creations, to vintage pieces that deserve a new home, this is your chance to be part of the market. whether you’re just starting out, have been creating for a while, or simply want to pass something on.
be sure to register through this link no later than August 25 to secure your spot!
see you soon!