Tu e lexu qitash
Thirrje për punëtori – Kujdesemi për njana-tjetrën e për njani-tjetrin

Thirrje për punëtori – Kujdesemi për njana-tjetrën e për njani-tjetrin

a e ke menu çka i bjen hapsinë e sigurt? ose qysh mujm me kontribu në krijimin e hapsinave ma të sigurta? çka i bjen me kriju kulturë të përgjegjësisë edhe rahatisë?

krejt jemi konë në situata ku nuk jemi ndje shumë rahat me mënyrën se qysh ka vepru dikush tjetër, ose jemi konë dëshmitarë t’naj situate të tillë.

Festivali Queer i Prishtinës po e mban një trajnim me datën 5 shtator, ku do t’diskutojmë se qysh mujm e çka na duhet për me kriju mjedise ma të sigurta, bashkërisht.

si pjesë e edicionit të tretë të festivalit, po ju ftojmë krejtve – ekipin, vullnetarët edhe krejt juve që doni me ndihmu e me kuptu ma shumë rreth hapsinave të sigurta.

në këtë punëtori, kemi me eksploru se çka i bjen hapsinë e sigurt në praktikë; pse pëlqimi osht’ kyç, qysh me reagu kur diçka osht’ e palakmueshme, e gjithçka tjetër.

Festivali Queer i Prishtinës osht’ hapsinë e krejtve, andaj kujdesi kolektiv për me e bo festivalin hapsinë ma të sigurt osht’ përgjegjësi e krejt neve. nuk ka të bajë as me rregulla e as me denime, po qysh kolektivisht mujm mu kujdes për njana-tjetrën e njani-tjetrin si përgjegjësi kolektive.

☆ 5 shtator – 13:00 – 15:00
☆ Project Space Sekhmet

nuk keni nevojë me pasë asnjë përgatitje paraprake, veç na u bashkoni edhe po shohim bashkë se çka funksionon ma së miri.

aplikoni këtu.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top