Tu e lexu qitash
Claude Cahun (25 tetor,1894 – 8 dhjetor, 1954)

Claude Cahun (25 tetor,1894 – 8 dhjetor, 1954)

“Ndërro letrat. Maskuline? Feminine? Kjo varet nga situata. Neutralja është gjinia e vetme që më përshtatet gjithmonë.” – Claude Cahun

Ju prezantojmë me fotografen fantastike surrealiste me gjini neutrale që u mënjanua nga historia dhe të cilën kemi nevojë për të e sjellë përsëri, e quajtur Claude Cahun (e lindur si Lucy Schwob).

André Breton e quajti atë “një nga shpirtrat më kuriozë të kohës sonë”. Ajo ekspozoi krahas artistëve surrealistë si Dalí dhe Man Ray. Puna e saj është kryesisht vetë-fotografimi ku ajo vë në dyshim kufijtë e seksualitetit dhe gjinisë dhe parashikon teorinë e Seksit të Dytë të Simone de Beauvoir e cila thotë se gjinia është një konstrukt shoqëror.

“Nën këtë maskë, Një maskë tjetër. Nuk do të përfundoj kurrë duke hequr të gjitha këto fytyra.” – Claude Cahun

Për shembull, në këtë vepër, të titulluar “Nën këtë maskë, Një maskë tjetër. Nuk do të përfundoj kurrë duke hequr të gjitha këto fytyra.” Ajo shumë qartë eksploron gjininë si një maskë sociale, në të cilën këto ‘maska’ grumbullohen sipas kontekstit shoqëror. Ajo eksploron gjininë në një mënyrë që nuk shqetësohet për përcaktimin e saj.

Gjatë gjithë jetës së saj, Cahun e paraqiti veten si androgjene dhe eksploroi spektrin e gjinisë në një mënyrë që ishte përpara kohës së saj. Ajo jetoi në atë që do të bëhej Francë e okupuar në 1940 me partneren e saj Suzanne Malherbe dhe filloi veprimtarinë antifashiste. Ajo u arrestua dhe u dënua me vdekje por u çlirua në vitin 1945 nga aleatët. Shëndeti i saj kurrë nuk u shërua.

Kqyre edhe qito

David Bowie ishte një fans i madh i saj dhe ajo shërbeu si frymëzimi i tij më i madh. Cahun mbeti e panjohur për pjesën më të madhe të jetës së saj deri në vitin 1980, kur vetë Bowie komisionoi një ekspozitë të saj. Rreth saj, ai tha:

“Ju mund ta quani atë shkelëse ose mund ta quani një Man Ray në cross dressing me tendenca surrealiste. Unë e shoh punën e saj me të vërtetë mjaft të çmendur, në mënyrën më të bukur. Jashtë Francës dhe tani në Mbretërinë e Bashkuar ajo nuk ka pasur atë lloj njohjeje, si një ndjekëse themeluese, mike dhe punëtore e lëvizjes origjinale surrealiste, që ajo me të vërtetë e meriton. Meret Oppenheim nuk ishte e vetmja me një prerje flokësh të shkurtër.”

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top