Tu e lexu qitash
1 maji – Dita e punëtorëve

1 maji – Dita e punëtorëve

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Në vitin 2012, me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) inicioi projektin “Identiteti gjinor dhe orientimi seksual: promovimi i të drejtave, diversiteti dhe barazia në botën e punës”. Projekti kryen studime mbi diskriminimin kundër punëtorëve lezbike, gej, biseksual dhe transgjinorë në të gjithë botën dhe nënvizon praktikat e mira që promovojnë përfshirje kuptimplote. 

Gjetjet paraprake të hulumtimit konfirmojnë atë që shumë mund të kenë dyshuar: është e zakonshme që punëtorët LGBT të përballen me diskriminim gjatë punës në bazë të orientimit të tyre seksual dhe/ose identitetit gjinor.

Personat LGBT shpesh përjetojnë diskriminim dhe ngacmim në arsim, gjë që pengon perspektivat e punësimit. Diskriminimi vazhdon në qasjen në punësim dhe gjatë gjithë ciklit të punësimit, dhe në raste ekstreme mund të rezultojë që punëtorët LGBT të dhunohen, të ngacmohen dhe të sulmohen seksualisht ose fizikisht.

Diskriminimi, ngacmimi dhe përjashtimi nga forca e punës shpesh ndodhë për shkak të mosrespektimit të perceptuar me heteronormativitetin (besimi shoqëror se të qenit heteroseksual është “normalja”) dhe për shkak të paragjykimeve se si gratë dhe burrat pritet të paraqiten dhe sillen.

Shpesh gratë që perceptohen si “mashkullore”, ose burra që perceptohen të jenë “femëror” në sjellje ose paraqitje, vuajnë diskriminimin ose ngacmimin. Në shumë raste, punëtorët lezbike, gejë dhe biseksualë raportuan se u ishin bërë pyetje sulmuese për jetën e tyre personale dhe për të justifikuar pse nuk janë heteroseksualë.

Të tjerët përshkruanin se si ata duhej të “vërtetonin” feminitetin ose maskulinitetin e tyre në mënyrë që të pranohen në vendin e punës dhe të vlerësonin kontributin e tyre. Për shembull, të dy studimet në Tajlandë dhe Argjentinë raportojnë se si disa punëdhënës presin që gratë lezbike të afirmojnë identitetin e tyre femëror duke ndryshuar karakteristikat e tyre dhe mënyrën e veshjes.

Kqyre edhe qito

Frika nga trajtimi diskriminues dhe dhuna shpesh çon shumë punëtorë LGBT të mbajnë sekret orientimin e tyre seksual. Të anketuarit lezbike dhe gejë raportuan ndryshimin e emrit të partnerëve të tyre në biseda në vendin e punës ose thjesht kanë shmangur diskutimin e jetës së tyre private tërësisht. Kjo mund të çojë në ankth të konsiderueshëm dhe humbje të produktivitetit.

Njerëzit transgjinorë raportojnë format më të rënda të diskriminimit në vendin e punës. Shumë të anketuar transgjinorë raportuan se ishin refuzuar në fazën e intervistës në punë thjesht për shkak të paraqitjes së tyre. Problemet brenda vendit të punës përfshijnë pamundësia për të marrë dokumente identiteti që pasqyrojnë gjininë dhe emrin e tyre, hezitimi i punëdhënësve për të pranuar mënyrën e veshjes, duke u dekurajuar nga përdorimi i banjove të përshtatshme për gjininë e tyre dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj ngacmimit dhe bullizmit nga shokët e punës.

Në shumë raste, punëtorët transgjinorë (veçanërisht gratë) janë përjashtuar plotësisht nga punësimi zyrtar. Në disa vende, kjo lë pak strategji mbijetese, përveç punës seksuale, shpesh në kushte të rrezikshme, gjë që rrit shumë ndjeshmërinë e tyre ndaj infeksionit HIV.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top