Tu e lexu qitash
14 korriku – Dita Ndërkombëtare e Njerëzve Jobinarë

14 korriku – Dita Ndërkombëtare e Njerëzve Jobinarë

Dita Ndërkombëtare e Njerëzve Jobinarë shënohet çdo vit me 14 korrik dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe organizimin rreth çështjeve me të cilat përballen njerëz jo binarë në të gjithë botën.

Për herë të parë u festua në 2012, dhe data u zgjodh për të qenë pikërisht midis Ditës Ndërkombëtare të Burrave dhe Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Jo-binar është një term ombrellë për njerëzit, identiteti gjinor i të cilëve nuk qëndron vetëm  ‘burrë’ ose ‘grua’. Identitetet jo binare janë të larmishme dhe mund të përfshijnë njerëz që identifikohen me disa aspekte të identiteteve binare, ndërsa të tjerët i refuzojnë ato plotësisht.

Ka shumë mënyra për të qenë gjithëpërfshirës për të gjithë, pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor. Gjuha jonë dhe mënyra se si flasim në shumicën e rasteve ka përcaktime gjinore, mirëpo mund të gjenden mënyrë për tu shprehur pa to. Për shembull, ju mund ta prezantoni veten me emrin dhe përemrin tuaj dhe të vendosni përemrat tuaj në nënshkrimin tuaj të postës elektronike dhe profilet e rrjeteve sociale.

Kqyre edhe qito

Ju gjithashtu mund të synoni të përdorni më shumë gjuhë neutrale në jetën tuaj të përditshme: përdorni “ata/ato” nëse nuk dini përemrat e preferuar të dikujt dhe përpiquni të përdorni gjuhë përfshirëse në të shkruar që shmang nënkuptimin e vetëm dy gjinive.

Për të qenë aleat më të mirë për njerëzit jobinarë, lexoni 10 mënyrat se si mund t’i mbështesim ata/ato.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top