Tu e lexu qitash
10 mënyra për tu bërë aleat më të mirë për njerëzit jo binarë

10 mënyra për tu bërë aleat më të mirë për njerëzit jo binarë

Me 14 korrik shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave Jo Binarë. Gjatë kësaj dite synohet të festohet ekzistenca e personave me gjini jo-binare anekënd botës. Por në fakt, sa dimë ne rreth personave jo-binarë? Si mund t’i mbështesim ata/ato?!  Qe disa përgjigje:

LE TË FILLOJMË ME DIÇKA BAZIKE – ÇKA DO TË THOTË TË JESH JO-BINAR?

Jo-binar/gjinia jo-binare është një termë obrellë për të gjithë njerëzit që nuk identifikohen si “burrë” apo si “grua”. Brenda këtij termi ka shumë identitete të tjera gjinore.


Identiteti gjinor dhe shprehja gjinore e disa personave jo-binar mund të jetë fluide, mund të jetë ndjenja e të qenit edhe burrë edhe grua, diçka në mes të këtyre binarëve gjinorë apo edhe tërërisht jashtë këtyre binareve.

KU ËSHTË DALLIMI MES PERSONAVE TRANS DHE PERSONAVE JO-BINAR?

Termi “trans” qëndron për personat të cilët nuk ndihen rehat me gjininë apo seksin e caktuar gjatë lindjes. Kurse, termi “jo-binar” përfshin një diversitet të identiteteve gjinore që nuk përputhen me binarët gjinorë.


Poashtu, disa persona jo-binar, nuk e shohin vetes si trans.
Është shumë e nevojshme të respektohen përemrat e dikujt tjetër. Ne duhet t’i qasemi dikujt me gjuhën të cilën ata/ato e preferojnë!


Ekzistojnë disa terme me të cilat persona transgjinorë mund të identifikohen: trasngjinor, transseksual, me gjini queer, me gjini fluide, jo-binar, pa-gjini, gjinia e tretë, bi-gjinore, trans burrë, trans grua, trans maskulin, trans feminine etj.


IDENTITETI GJINOR VS. SHPREHJA GJINORE

Për ta kuptuar më lehtë definicioni e termit “jo-binar” dhe për t’i kuptuar personat jo binarë, duhet ta dijmë diferencën mes identitetit gjinor dhe shprehjes gjinore.


Identiteti gjinor i referohet gjinisë së një personi dhe mund të mos ketë fare lidhje me seksin e atij personi. Dmth, është mënyra se si ne ndihemi. Kurse, shprehja gjinore është mënyra e manifestimit të gjinisë sonë zakonisht duke u bazuar në përceptimet e shoqërisë rreth binarëve gjinor.

Personat jo-binarë nuk dëshirojnë ta manifestojmë gjininë e tyre në bazë të  kufizimeve kulturore e sociale.


Njerëzit mund të jenë “mashkullor” apo “femëror”, mund të jenë edhe “mashkullor” edhe “femëror” në të njëjtën kohë apo edhe të ndryshojnë shprehjen gjinore në kohë dhe hapësirë.


Të gjitha identitetet gjinore dhe shprehjet gjinore duhet të respektohen!



Çfarë mund të bëj unë për të përkrahur personat me gjini jo-binare?

Kqyre edhe qito

Ka shumë mënyra se si mund të jemi më gjithëpërfshirës dhe t’i respektojmë identitet gjinore. Është shumë e rëndësishme t’i pysim njerëzit për përemrat apo gjuhën që duhet përdor karshi tyre dhe jo të supozojmë gjininë e tyre.

Po i listojmë disa gjërat që mund t’i bëjmë për të respektuar diversitetin e identiteteve të njerëzve (me gjini jo binare):

1. Kur të prezantoheni, tregoni emrin tuaj dhe përemrin me të cilin identifikoheni. (ai/atij; ajo/asaj; ata/atyre; ato/atyre).

2. Shtoji përemrat e tu në email apo në profilet e tua (në rrjete sociale).


3. Mos iu referoni një grupi të njerëzve me “zonja dhe zotërinj”, “çika e djem” apo “ai djali me të kuqe/ajo çika me të kuqe”. Mund të përdorni shprehjet si “njerëz”, “personat” apo “personi me të kuqe”.

4.Fjalët në gjuhën shqipe janë mjaft të gjinorizuara, andaj është më mirë t’i pyesim njerëzit për gjuhën që duhet të përdorim kur flasim me ta. Është më mirë ta pyesim dikën “Me çfarë përemri mund t’iu qasem?” se sa të supozoni gjininë e tyre.


5. Jo të gjithë njerëzit janë rehat me përemrat “ai/ajo”. Disa njerëz preferojnë përemrat “ata/ato” .
Kur respektoni përemrat e dikujt, ju po i respektoni ata persona.


6. Tentoni që në punë, shkollë, hapësira publike apo kudo tjetër të përfshini gjuhën gjithëpërfshirëse në dokumente apo në formularë. Shtojeni opsionin “personat me gjini jo-binare” ose “asnjë nga opsion e lartshënuara” ose “nuk dua të përgjigjem” ose “tjetër ___”.

7. Kur të flisni për gjininë apo identitetin gjinor, flisni edhe për per personat jo-binarë. Është shumë e rëndësishme të flisni rreth diversitetit të identiteteve gjinore.

8. Kur përmendi persona LGBTIQ+, mos harroni të përmendni edhe persona jo-binarë.

9. Mbajeni në mend që mund t’iu duhet kohë derisa të mësoheni me këto shprehje të reja ose të tentoni të mos i gjinorizoni shprehjet në gjuhën shqipe. Por, mos-supozimi i gjinisë së dikujt dhe respektimi i të gjitha identiteteve gjinorë shfaqin respektin që keni për veten dhe për njerëzit e tjerë.

10. Mos u arsyetoni se nuk keni ku me mësu për “këto tema”. Dylberizm është platforma në të cilën i gjeni të gjitha informacionet e duhura, të gjitha në gjuhën shqipe.


Shfrytëzojmë rastin që të gjitë personave jo-binarë t’iu urojmë ditën e tyre!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top