Tu e lexu qitash
Antonella Lerca bëhet gruaja e parë transgjinore që do të kandidojë në zgjedhjet lokale Rumune

Antonella Lerca bëhet gruaja e parë transgjinore që do të kandidojë në zgjedhjet lokale Rumune

Antonella Lerca, një grua transgjinore me origjinë rome e cila është një punëtore seksi, nisi fushatën e saj të hënën për të kandiduar si një kandidate e pavarur për Qarkun 2 të Bukureshtit në zgjedhjet lokale të 27 shtatorit, ajo i tha faqes britanike Pink News.

“Mjaft më me burra të pasur të privilegjuar të bardhë që marrin vendime për komunitetet e cenueshme në Rumani,” tha 30-vjeçarja Lerca.

Ajo po i referohej “komunitetit rom, komunitetit transgjinor dhe komunitetit të punëtorëve të seksit”, të cilit ajo i përket.

Lerca, e cila është personi i parë transgjinor që kandidon për detyra publike në Rumani, kritikoi mungesën e fytyrave LGBT në politikën Rumune dhe tha se do të mbështetet në përvojën e saj tetë vjeçare si një aktiviste për të drejtat e njeriut që mbështet “komunitetet e cenueshme” për të mobilizuar votuesit dhe të bëj ndryshim në Sektorin 2 të Bukureshtit, raporton Balkan Insight.

Sipas faqes së saj të internetit, Lerca do të kandidojë në platformë me tre prioritete: mbrojtjen sociale dhe shërbimet publike, të drejtat e grave dhe luftimin e diskriminimit, dhe ta bëj qytetin më miqësor ndaj mjedisit. Ajo premton “financim dhe investime për strehimin social dhe mbulimin e qirave”.

Debutimi i Lerca në politikë vjen pasi parlamenti rumun në qershor miratoi një ndalim të “përhapjes së teorive dhe opinioneve mbi identitetin gjinor, sipas të cilit gjinia është një koncept i veçantë nga seksi biologjik”.

Kqyre edhe qito

Ligji u prit me një reagim të ashpër në shoqërinë civile dhe qarqet akademike, me shumë reagime që e denoncuan atë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe ndërhyrjes politike në arsim.

Presidenti Rumun Klaus Iohannis nuk ka pranuar të nxjerrë ligjin, për të cilin ai ka thënë se është “censurë” dhe ka kërkuar ta shfuqizojë atë nga Gjykata Kushtetuese.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top