Tu e lexu qitash
Kabashi: Nuk jam homofob! Kërkoj falje ndaj djalit që është ndier i fyer.

Kabashi: Nuk jam homofob! Kërkoj falje ndaj djalit që është ndier i fyer.

Aktori i njohur kosovar Astrit Kabashi, i cili po ashtu është profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, është përgjigjur ndaj reagimeve të shumta ndaj tij mbi storien e djaloshit gej të publikuar ditë më parë në Dyberizm. Sipas stories së 19 vjeçarit të ndarë në rubrikën Ndaje Storien Tone, rubrikë kjo që mbledh historitë nga personat queer, komisioni për vlerësimin e aplikuesve në Fakultetin e Arteve, Dega e Aktrimit, e kanë pyetur atë mbi orientimin seksual, dhe kanë kërkuar nga ai “të luaj rolin e mashkullit”.

Pas publikimit të stories, komente të shumta dhe thirrje për reagim janë drejtuar komisionit, në të cilin ishte edhe Astrit Kabashi.

“Nxitja që është bërë ndaj meje për t’më quajtur homofob është e padrejtë e papranueshme dhe e turpshme, sepse nuk jam! Nëse ai djalë që po viktimizohet se i është bërë e padrejtë, që dikush e ka pyetur për orientimin e tij seksual dhe ai është ndier i fyer unë kërkoj falje! Në asnjë moment askush aty nuk e ka gjykuar e as paragjykuar për orientimin e tij, edhe po të ndodhte unë do isha i pari që do reagoja, sepse edukata ime nuk e lejon që dikush të ofendohet për orientimin apo bindjet e tij!” ka deklaruar Kabashi për Dylberizm.

“Ju duhet ta kuptoni edhe natyrën e këtij profesioni, që në një provim pranues kemi kohë të limituar, dhe ne jemi të obliguar që secilit kandidat përveq atyre që kërkohen në konkurs tua ndryshojmë rrethanat dhe të shohim se si do të veprojnë dhe sa do të arrijnë të transformohen, nëse kërkojmë që të provoj të duket më plak ai duhet të provoj, nëse kërkojmë të imitoj dikë ai duhet ta provoj, nëse kërkojmë që të luaj në një natyrë e cila është ndryshe nga e vetja ai ose ajo duhet të provojnë ose mund të abstenojnë, këto janë detyra dhe askush nuk do të duhej të ndihej i ofenduar! Sa për dijeninë tuaj, e vetmja katedër në fakultetin tonë që provimet i mbanë të hapura është katedra e aktrimit, nëse mbahet provimi këtë vit ju ftoj të jeni të pranishëm!”

Kqyre edhe qito

“Përndryshe unë nuk u nënshtrohem presioneve, sepse tash veç kanë afruar provimet pranuese, sa te jem unë aty, në atë fakultet do futen vetëm ata që e meritojnë! Respekt për ju, dhe turp për ata që nuk më njohin dhe kanë ofenduar!” – ka përfunduar Kabashi.

Ndaje Storien Tone është rubrikë e platformës Dylberizm, e cila thërret personat LGBTQ+ të ndajnë me të tjerët rrëfime, ndodhi, eksperienca personale, raste të ngacmimeve, raste të diskriminimeve, momente të bukura, tregime të daljes hapur, apo çka do tjetër që personat queer përjetojnë dhe jetojnë. Storiet publikohen plotësisht në mënyrë autentike, ashtu siç pranohen në platformën tonë. Storiet e publikuara nuk pasqyrojnë qëndrimet e Dylberizm-it.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top