Tu e lexu qitash
Dacid Go8lin publikon videoklipin më të ri queer “Repeat”

Dacid Go8lin publikon videoklipin më të ri queer “Repeat”

Artistja shqiptare jo-binare Dacid Go8lin së fundmi ka publikuar videkolipin e saj më të ri të titulluar “Repeat”, i cili vjen si paralajmërim i EP-së së saj të ardhshëm “It’s Your Birthday”, që do të publikohet me 6 nëntor, e cila është dedikim për ish të dashurën e saj.

Videoklipi është një tjetër projekt nga Duffy përmes të cilës prezantohet dhe vlerësohet kultura queer, më specifikisht imazhi trupor dhe thyerja e roleve gjinore.

“Kënga ka të bëjë me fuqizimin e vetvetes, zhytja thellë në vetvete derisa të lëshosh çdo mendim që po të zhytë poshtë derisa arrin në paqe me atë që je dhe atë që bën” u shpreh Duffy për Dylberizm.

Kqyre edhe qito

“Unë e quaj atë soundtrack-un e PAQES sime të brendshme dhe videoja përfaqëson identitetin tim jo binar, realitetin tim, njerëzit e mi dhe seksualitetin tim. Unë do të thoja “free the nipples FELISHA” dhe jini vetvetja aq sa ju mundeni sepse ju jeni të dashur ashtu siç jeni.”

Kqyri komentet (0)

Leje ni koment

Email adresa jote nuk publikohet.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top