Tu e lexu qitash
Top News publikon dokumentarin ’24 orë nga jeta e një çifti gej në Tiranë’

Top News publikon dokumentarin ’24 orë nga jeta e një çifti gej në Tiranë’

Të jesh pjesë e komunitetit LGBT+ në Shqipëri nuk është e lehtë. Të rinjtë gejë, lezbike, biseksualë, transgjinorë, e të tjerë përballën me paragjykime dhe stigmatizim duke filluar në shkolla dhe deri në familja më e ngushtë dhe shoqëria në përgjithësi për shkak të prirjeve seksuale, në mënyre të veçantë në qytet e vogla dhe zonat rurale ku dominon një mentalitet konservator.

“Ora e Tiranës”, i vetmi program dedikuar kryeqytetit shqiptar, që transmetohet në Top News ka sjellë për teleshikuesit, një dokumentar të veçantë  “24 orë nga jeta e një çifti gej në kryeqytet”.

Renaldo Bano është 22 vjeç dhe jeton në Tiranë. Ai është njohur me Kevan Hudson, një 26-vjeçar nga SHBA, që jeton gjithashtu në Tiranë dhe punon si mësues anglishtjeje.

“Kevan është partneri im. Punoj online me fotografi. Jam fotograf dhe editor. Shumicën e kërkesave për punë me vjen nga të huajt.  Rutina ime është e njëjtë. E nis si çdo shqiptar. E gjej partnerin aty në krah. I kushtoj kujdes lëkurës. Meshkujt shqiptarë nuk e kuptojnë këtë”, thotë Renaldo

Kevan tregon se rutina është e thjeshtë. Dy partnerët hanë mëngjesin dhe drekën, thuajsë gjithmonë bashkë, ndërsa për të gatuar kujdeset amerikani.

“Jeta ime ështe e thjeshtë. Zgjohem, bëj dush dhe nis të gatuaj. Zakonisht e hamë mëngjesin dhe drekën bashkë.”

Çifti i të rinjvë është njohur në rrjetet sociale. Fillimisht ka qenë një ftesë në Instagram, për t’u takuar më pas në kafenetë e Tiranës.

“Kur e pashë Renaldon mendova se është i këndshëm dhe thashe nuk kam si të mos e pëlqej. Më pas nisa ta dashuroj”, thotë Kevan.

Kqyre edhe qito
Albin Kurti - Prishtina Pride

I pari që hodh hapin e njohjes ka qenë Renaldo, gjithçka nisi me një mesazh.

“I bëra mesazh se kishim shokë të përbashkët. Mu duk interesant. Ishte një dashuri me shikim të parë”, thotë Renaldo.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni jetën e çiftit në 24 orë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top