Tu e lexu qitash
Qysh mu konë aleat të personave trans?

Qysh mu konë aleat të personave trans?

Identiteti gjinor nuk osht’ Identiteti seksual

Maje n’men. E kemi përmend disa herë, prapë po e thojmë. Pa marrë parasysh se qysh dikush dikush e identifikon gjininë e vetë, ata/ato munden me u identifiku me çfaaredo identitet seksual. Secili e ka orientimin e vetë seksual, edhe identitetin e vetë gjinor, edhe këto jonë dy sene të ndame që dallojnë prej njona-tjetrës.

Mos i pytë për emrin e vërtetë.

Me pytë dikon se qysh e kanë emrin e vërtetë i bjen që emri që e kanë zgjedhë për veti osht’ me ni farë m’nyre gabim ose jo i “vërtetë”. Në t’njejtën m’nyrë, me e pytë dikon qysh e kanë gjininë “e vërtetë” osht’ mosrespekt për identitetin e tyre gjinor.

Fjalët transfobike

Me i thonë dikujt “transvestite” ose “koke shumë mashkullor për mu konë qikë” etj, e zhvlerëson edhe e zvogëlon gamën e gjerë të shumëllojshmërisë së përvojave që mbahen prej personave ëe identifikohen si transgjinorë. Nëse sheh dika që përdor kjo llojë gjuhe, meniherë sfidoje.

Dalja hapur

Identiteti gjinor është personale. Nëse dikush vendos me dalë hapur te ti si trans, kjo i bjen që ata/ato t’besojnë. Sigurohu që e nderon këtë besim tu i pytë nëse munesh me ju kallxu tjerëve se nashta ata/ato s’dojnë tjerët me ditë.

Veç pytë!

Osht shumë e rëndësishme me i respektu emrat edhe përemrat që njerëzit i kanë. Nëse s’jeni t’sigurtë, veç bone pytjen “Mfal, qysh po ki qejf me tu drejtu? Cila përemra po i përdor?

Kallxoje mbështetjen tone!

Sigurohu që e tregon mbështetjen tone për shoqninë trans, ose personat trans n’përgjithësi tu e sfidu transfobinë kudo që e sheh.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top