Tu e lexu qitash
Mos i voto homofobat!

Mos i voto homofobat!

Partitë politike përgjatë fushatës zgjedhore janë duke  heshtur sa i përket të drejtave të personave LGBTIQ+. Në programet e tyre qeverisëse nuk përfshihet mirëqenia e personave LGBTIQ+ e as ndonjë plan për luftimin e shtypjes sistematike ndaj komunitetit LGBTIQ+.

Neglizhenca e vazhdueshme e institucioneve ndaj komunitetit LGBTIQ+ është një prej arsyeve kryesore që ka shtyrë deri në pozitën e personave LGBTIQ+ në shoqëri, të cilët vazhdojnë të jenë të shtypur dhe diskriminuar.


Kjo pozitë e personave LGBTIQ+ në shoqëri është rënduar edhe më shumë për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe pandemie, personat LGBTIQ+, përveç shtypjes sistematike, janë përballur edhe me dhunë në familje si pasojë e izolimit/karantinimit, probleme financiare, vështirësi për t’u punësuar, probleme me strehim si rezultat i pasigurisë dhe rrezikut për t’u kthyer në shtëpi—për shkak të trajtimit jo të dinjitetshëm dhe dhunës psikologjike, ekonomike, fizike dhe po ashtu janë përballur edhe me probleme të shëndetit mendor.

Në bazë të kërkesave dhe nevojave të paraqitura nga personat LGBTI+ përgjatë kësaj periudhe, viti 2020 mund të konsiderohet si ndër vitet më sfiduese dhe problematike karrshi mirëqenies së komunitetit. 

Është përgjegjësi dhe obligim i liderëve të shtetit dhe personave në pozita vendimmarrëse, institucioneve shtetërore dhe qeverisë që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të sigurojnë mirëqenien e qytetarëve LGBTIQ+, pasi që të njëjtëve u garantohen të drejta të barabarta me Kushtetutë si çdo qytetarë tjetër i Republikës së Kosovës. 

Si rezultat i neglizhencës së partive politike gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nëpërmjet kësaj deklarate:

Ne, ju bëjmë thirrje partive politike që në vazhdën e fushatës së tyre, të tregojnë haptazi qëndrimin e tyre karshi komunitetit LGBTIQ+ dhe të shpjegojnë mospërfshirjen e të drejtave LGBTIQ+ në plan programet e tyre.

Kqyre edhe qito

Është e dukshme dhe e pamohueshme që partitë politike kanë mungesë të informacioneve rreth komunitetit LGBTIQ+. Por, përjashtimi i një grupi të margjinializuar shoqëror nga planet e tyre qeverisëse është i neveritshëm, rrezikshëm dhe alarmues.

Personave LGBTIQ+ dhe aleatëve, si qytetarë të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, ju bëjmë thirrje të mos i votojnë deputetët, emrat e të cilëve gjenden në listën e poshtëshënuar. Këta deputetë janë shprehur kundër apo neutral karshi të drejtës kushtetuese të personave LGBTIQ+ për martesë mes së njëjtës gjini. Liritë dhe të drejtat LGBTIQ+ nuk duhet të privohen për shkak të mendimeve homofobike e transfobike të deputetëve, detyrë e të cilëve është mirëqenia e qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimi dinjitoz i tyre dhe interesave të tyre. 

  1. Ramush Haradinaj – AAK
  2. Mergim Lushtaku – PDK 
  3. Besa Gaxherri – LDK 
  4. Kujtim Gashi – PDK 
  5. Anton Quni – LDK 
  6. Labinotë Demi Murtezi – LVV 
  7. Hatim Baxhaku – LDK 
  8. Lirije Kajtazi – LDK 
  9. Bekim Haxhiu – PDK 
  10. Safet Kamberi – LDK 
  11. Florie Basholli – LDK 
  12. Ibish Mazreku – LDK
  13. Anton Berisha – LDK 
  14. Nexhmi Rudari – LDK 
  15. Burbuqe Bakija Deva – AAK
  16. Fatbardha Emini – LDK 
  17. Shaban Selimi – LDK 
  18. Vlora Limani – LDK 
  19. Arber Tolaj – AAK 
  20. Xhavit Ukaj – AAK 
  21. Hysni Gerguri – LDK 
  22. Flutura Beka Kamberaj – LDK 
  23. Gezim Kokollari – LDK 
  24. Hasan Alija – LDK 
  25. Sadije Osaj Jakupi – LDK 
  26. Valon Ramadani – LVV 
  27. Muhamet Kelmendi – AAK 
  28. Hyre Tejeci – LDK 
  29. Sali Lajqi – AAK 
  30. Eqrem Berisha –  NISMA
  31. Partia Fjala
  32. Abdullah Mehmeti – AKR 
  33. Bajram Hasani – AAK 
  34. Xhevdet Smakiqi – NISMA 
  35. Imri Hashani – LDK 
  36. Fehmi Hysenaj – NISMA
  37. Arben Shabani – PDAK 
  38. Xhylije Ibrahimi – PD 
  39. Artan Berisha – PLE 
  40. Zef Morina – LDK 
  41. Ismajl Kurteshi – LVV 
  42. Jeton Svirca – NISMA 
  43. Brikenda Kryeziu – LDK 
  44. Valentina Rexhepi – LDK 
  45. Visar Hoti – LDK 
  46. Enver Hasani – NISMA 
  47. Fahri Osmani – PDK 
  48. Imet Rrahmani – LDK 
  49. Shyqri Mema – AAK 
  50. Nevzat Isufi – LVV 
  51. Driton Selmanaj – LDK 
  52. Rasim Selmanaj – AAK 
  53. Qazim Rrahmani – PAI 
  54. Vesel Neziri – PD 
  55. Marigona Geci – LDK 
  56. Alban Hyseni – LVV
  57. Driton Tali – LVV
  58. Duda Balje – SDU 
  59. Eman Rrahmani – LVV
  60. Gramos Agusholli – LVV 
  61. Nenad Rashiq – Sloboda

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top