Tu e lexu qitash
Green Taxi i kërkon falje komunitetit LGBT për qasjen transfobike të stafit

Green Taxi i kërkon falje komunitetit LGBT për qasjen transfobike të stafit

Kompania e taksive Green Taxi në Tiranë, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me rastin e fundit që stafi i tyre refuzoi të lejojë personat transgjinorë të përdorin shërbimet e tyre, dhe për këtë ata kërkuan falje gjithë komunitetit LGBT.

Në një deklaratë dërguar për Exit News, ata thanë:

“Për shkak të zemërimit të krijuar pas publikimit të një bisede telefonike midis një punonjësi të Green Taxi dhe një konsumatori, ne e ndiejmë të nevojshme të sqarojmë se si kompani, qëndrimi i operatorit dhe shoferit të përfshirë nuk është përfaqësues i kompanisë.

Që nga krijimi i saj, Green Taxi kanë synuar të rrisin standardin e shërbimit për klientët që janë po aq të çmuar në sytë tanë, pa dallim. Ne jemi të mërzitur dhe të turpëruar nga sjellja e punonjësve tanë të përfshirë në këtë rast të papranueshëm. Kjo sjellje jo vetëm që shkel çdo normë dhe liri të botës së sotme, dhe jo vetëm që është denigruese dhe fyese për një komunitet të tërë, por njollos vlerat në të cilat ne si kompani besojmë.

Duke qenë të vetëdijshëm për dëmtimin dhe veprën e shkaktuar, ne duam të përfitojmë nga ky rast për t’i kërkuar falje klientit të përfshirë dhe gjithë komunitetit LGBT. Ne gjithashtu informojmë publikun se janë ndërmarrë masa disiplinore kundër stafit të përfshirë. Për më tepër, ne njoftojmë se në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me kauzën LGBT, e gjithë flota e Taksive të Gjelbra do të mbajnë flamurin e ylberit në 17 maj 2021.

Sfida jonë përpara mbetet trajnimi i operatorëve dhe drejtuesve tanë në marrëdhëniet me klientët dhe pa dyshim, sigurimi i një shërbimi sa më të shpejtë dhe të drejtuar nga cilësia. Liria dhe të drejtat e njeriut janë thelbësore për ne dhe ne besojmë se kjo çështje do të na mësojë të jemi më të mirë. “

Deklarata e tyre vjen pas një aksioni të gjerë online, të nisur nga Dylberizm, për bojkotimin e shërbimeve të kompanisë, pas publikimit të një audio inqizimi të publikuar nga Aleanca LGBTI në të cilën një punonjëse e kompanisë, dëgjohet duke thënë se asnjë shofer nuk do pranojë një person trans në veturën e tyre.

Kqyre edhe qito
Albin Kurti - Prishtina Pride

“Askush nga shoferët nuk do t’i marrë. Ata nuk mund të konceptojnë të vendosin një transvestit në makinën e tyre. “ u tha ndër të tjera.

Dylberizm ka thirrur për një aksion online në të cilin është kërkuar ti shkruhen mesazhe kompanisë Green Taxi, për ta dënuar aktin transfobik, dhe për të thirrur në bojkotim të shërbimeve të kompanisë. Mbi 100 foto të mesazheve kanë arritur në platformën tonë, të cilët u janë dërguar kompanisë nga aktivistët anë e mbanë Ballkanit.

Organizatat Aleanca LGBTI dhe Pro LGBT kanë raportuar incidentin tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke deklaruar se ata kanë shkelur nenet 1,2,4,5 dhe 7 të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top