Tu e lexu qitash
Afrika e Jugut do të prezantojë opsionin e tretë gjinor në letërnjoftimet kombëtare

Afrika e Jugut do të prezantojë opsionin e tretë gjinor në letërnjoftimet kombëtare

Qeveria e Afrikës së Jugut është zotuar të ofrojë një opsion të tretë gjinor në dokumentet e identitetit kombëtar për të “akomoduar” më mirë njerëzit jo binarë.

Çdo qytetari të Afrikës së Jugut i është caktuar një numër identiteti kombëtar 13-shifror në lindje, një sistem që u prezantua gjatë Aparteidit kur numri tregonte racën e një personi për të vendosur se si do të trajtoheshin nga shteti.

Kodi, i cili nuk tregon më racën, ende jep detaje mbi datën e lindjes së individit, statusin e shtetësisë dhe gjininë. Janë vetëm dy mundësi për kodin për gjini: mashkull dhe femër.

Numrat e identitetit kombëtar përdoren për gjithçka në Afrikën e Jugut, nga regjistrimi i votuesve, te aplikimi për pasaportë, deri te hapja e një llogarie bankare.

Sipas Quartz Afrika, rreth 530,000 njerëz të Afrikës së Jugut identifikohen si jo binarë dhe kanë mbetur pa identifikim të saktë.

Por Departamenti i Punëve të Brendshme të vendit tani po planifikon një konsultë me komunitetin LGBT+ për ta ndryshuar atë.

Sihle Mthiyane, shefi i politikës dhe strategjisë në Departamentin e Punëve të Brendshme ka konfirmuar: “Numri i identitetit do të ndryshojë për të akomoduar komunitetin LGBTIQ.”

Në dhjetor, 2020, qeveria publikoi një dokument se si vendi mund të ndryshojë sistemin, në të cilin thuhet: “Ndërsa Afrika e Jugut ka bërë hapa të mëdhenj drejt sigurimit që askush që jeton në vend të mos mbetet pa një regjistër ligjor të ekzistencës , ka akoma njerëz (përfshirë qytetarë) që mbeten ose të padokumentuar ose të dokumentuar në mënyrë jo të duhur.

Kqyre edhe qito

“Ky grup përfshin persona jo binarë. Shifra e shtatë e numrit të identitetit është një shënues gjinor që tregon nëse mbajtësi i ID-së është femër apo mashkull – (0-4 do të thotë mbajtësi i ID-së është femër ndërsa 5-9 do të thotë mbajtësi i letërnjoftimit është një mashkull).

“Kjo është shifra më e diskutueshme për personat jo binarë ose transgjinorë pasi nuk pasqyron orientimin e tyre seksual ose gjininë.

“Për të akomoduar persona jo binarë, transgjinorë dhe interseks, rekomandohet që një shifër alternative ose shkronja “X” të përdoret për këtë popullatë.”

Së fundmi, Afrika e Jugut është përballur me protesta masive. Shkallëzimi i krimeve të urrejtjes kundër Afrikanëve të Jugut LGBTQ+ ka nxitur shqetësim dhe protesta nga aktivistët dhe organizatat lokale të komunitetit LGBTQ+.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top