Tu e lexu qitash
Me 1 korrik mbahet Parada e pestë e Krenarisë në Prishtinë

Me 1 korrik mbahet Parada e pestë e Krenarisë në Prishtinë

Muaji i Krenarisë 2021 në Kosovë do të përmbyllet me festimin e Krenarisë LGBTIQ+, në Paradën e Krenarisë, e cila këtë vit do të mbahet me 1 korrik.

Këtë e ka bërë të ditur për Dylberizm organizata CEL Kosova, si njëra nga organizatat e Komitetit të Krenarisë, një grup i organizatave të shoqërisë civile të cilët punojnë së bashku për organizimin e aktiviteteve për Javën e Krenarisë.

Këtë vit, organizatorët kanë përgatitur disa aktivitete për të shënuar Javën e Krenarisë. Në krahasim me vitin e kaluar, ku për shkak të pandemisë COVID-19 janë mbajtur vetëm dy aktivitete për Javën e Krenarisë, këtë vit Java do të jetë me aktivitete të ndryshme.

Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë 2021 do të bëhet me 28 qershor, dhe do të përmbyllet me Paradën e Krenarisë që do të mbahet me 1 korrik.

Kqyre edhe qito

Programi i plotë i Javës së Krenarisë 2021 do të publikohet së shpejti, me të gjitha aktivitetet dhe orarin e tyre.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top