Tu e lexu qitash
Dy aktiviste trans nga Guatemala u vranë gjatë Muajit të Krenarisë mes përshkallëzimit të dhunës ndërkombëtare kundër komunitetit trans

Dy aktiviste trans nga Guatemala u vranë gjatë Muajit të Krenarisë mes përshkallëzimit të dhunës ndërkombëtare kundër komunitetit trans

Përderisa kriza e dhunës kundër amerikanëve transgjinorë po dokumentohet, epidemia botërore e vrasjes së anëtarëve të komunitetit trans nuk po e merr vëmendjen e mjaftueshme.

Në Guatemala janë raportuar së paku 13 vrasje anti-LGBTQ gjatë këtij viti, përfshirë dy aktiviste të njohura trans, Andrea González dhe Cecy Ixpata, të cilat u vranë muajin e kaluar brenda një intervali dy ditësh.

González dhe Ixpata ishin anëtare të Reinas de la Noche ( “Mbretëreshat e Natës”), organizatë e themeluar në Guatemala City, e udhëhequr nga dhe në shërbim të grave trans. Ixpata, e cila gjithashtu ishte anëtare e grupit avokues RedTrans, u rrah për vdekje derisa po punonte si shitëse në një treg të frutave dhe perimeve. Sipas agjencisë publikuese latine LGBTQ+ Agencia Presentes, ajo u transferua në spitalin Salama, ku vdiq nga plagët e marra.

González, e cila kishte shërbyer si presidente e organizatës Reinas de la Noche, u qëllua për vdekje në afërsi të vendbanimit të saj në Guatemala City.  Ajo u dërgua me shpejtësi në spitalin e përgjithshëm San Juan De Dio, ku raportohet të jetë identifikuar gabimisht, si dhe ishte emëruar me emrin e vjetër në shpalljet zyrtare të vdekjes.

Burimet e afërta  me González dëshmojnë se ajo kishte qenë viktimë e shantazheve, dhe ishte kërcënuar për punën e saj si aktiviste për të drejtat e barabarta për personat trans, sipas Agencia Presentes. Katy Veit, zëvendëspresidente e organizatës për të drejtat e njeriut në Amerikën Qendrore Cristosal, ju referua vrasjes së González si një “atentat” në shpalljen të postuar në Facebook.

“Ajo ishte bashkëpunëtore e vlefshme për Cristosal, dhe ne do ta përfaqësojmë rastin e saj për të sjellur vrasësit para drejtësisë”, shkroi Veit. “Ju lutëm ta mbani në mend dhe në lutjet tuaja Andrean, familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj”

Varrimi i Gonzalez u mbajt javën e kaluar, dhe u shënua më tribute të numërta për punën ë saj si aktiviste.

Gjersa raportet lidhur me valën e dhunës kundër transgjinorëve nga Guatemala janë të pakta, vrasja e një gruaje transgjinore nga El Salvador u bë lajm ndërkombëtar gushtin e kaluar pasi që ajo iku në El Salvador për shkaqe sigurie. Viktima, Camila Díaz Córdova, shpresonte të aplikonte për status refugjati, pasi kishte ikur nga persekutimi në vendlindjen e saj, sipas raportit të publikuesit të lajmeve LGBTQ+  Washington Blade.

Së paku 19 anëtarë të komunitetit LGBTQ+ në Guatemala janë vrarë në 2019, në bazë të raportit të publikuar në Mars nga grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ILGA-World.

Përderisa numri i vrasjeve të anëtarëve të komunitetit trans vazhdon të jetë në rritje, numri i të vdekurve ka shënuar ngritje historike ndërkombëtarisht. Vitin e kaluar, mbi 350 persona trans humbën jetën nga dhuna në gjithë botën, sipas grupit avokues Transgender Europe. Ky numër shënon 6% rritje nga viti i mëparshëm.

Përderisa numrat ndërkombëtarë për vrasjet në 2021 janë në përpilim ë sipër,  provat dëshmojnë se këtë vit numri total do ta kalojë numrin e vitit të shkuar.

Kqyre edhe qito

Në më pak se gjysmë viti në 2021, në Amerikë numri i arritur është pothuajse sa numri total i vrasjeve trans në vitin 2020, që shënoi 44 raste për një vit. Së paku 27 persona trans kanë qenë në shënjestër të dhunës fatale në 2021 – më shumë se numri total për tërë vitin 2019.  

Vrasjet e González dhe Ixpata kanë rezultuar në thirrje të vazhdueshme për avancimin e të drejtave LGBTQ+ në Guatemala. Reinas de la Noche ka kohë që avokon për kalimin e Iniciativës 5674, për të përfshirë personat LGBTQ+ dhe interseks në mbrojtjen kundër krimevë të urrejtjes. Diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në punësim dhe strehim aktualisht është ilegal në Guatemala, por martesa mes gjinisë së njëjtë ende nuk është aprovuar në nivel shtetëror.

Gjersa aktivistët LGBTQ+ shohin më tutje, ata mbajnë zi për vdekjen e dy anëtareve të dashura të komunitetit. Reinas de La Noche e kujtuan González si “luftëtare dhe udhëheqëse e pakontestuar” në një deklaratë të cituar nga burimi i lajmeve  Democracy Now.

“Vrasja e mikes tonë Andrea na ka goditur thellë,” deklaroi grupi.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top