Tu e lexu qitash
Të falemnderit

Të falemnderit

M – 19 vjeç

Sikur sot, më kujtohet dita kur e kom pa për herë të parë.

Ata sy…ugh ata sy… ajo buzëqeshje, ato flokë, ato buzë… ajo ftyrë. Perënditë greke me ia pas lakminë.

Ajo mendje… ugh ajo mendje, ato fjalë mjaltë… ajo qetësi e shpirtit në prezencën e tij.

U dashtën 1 vit që dikush me marr hapin e parë edhe me fol. Ishte ai. Fundja unë nuk kisha mujt kurrë. Ai është tepër perfekt për dikon si unë.

E kom ditë gjithmonë që jom gej, prej nji moshe të re, nuk e kom pranu faktin edhe osht zor edhe sot me pranu, ama është e vërteta. Unë nuk kom lanë kurrë njerëz ngat meje, leje mo brenda, po kësaj here rash. Rojat u ulën, e edhe perdja e fundit mes zemrës tem edhe durve të buta të tij u ul. Preku diçka që pak… jo jo… diçka që askush deri më sot nuk ka prek.

Gati 1 vjet mas fjalës së parë e mblodha forcën me i tregu se çka në të vërtet ndjejë për to. Shkëmbyem paragraf mas paragrafi e mas paragrafi… paskam dasht’, e nuk më paskan dasht’. Nuk më ka vra as për nji sekond fakti që nuk jom dasht’… umm fundja… why would he choose me? Po tha, shokë, po nuk u sill kurrë si nja. Afërsia e tij u kanë ma e madhe, afërsia e tij më ka vra.

Janë 6 muj prej se ka ndodh kjo, e janë 3 prej se m’ka ri-siguru që nuk mundet me pas diçka mes neve.

Kqyre edhe qito

Edhe veç nji pop-up i tij në njoftimet e mia ma bon zemrën me kalu ni të rrahun, e prezenca e tij bashkë me nji dhomë ma merr nji copë prej vetës për çdo herë. Po nuk mundem me nda prej jetës tem, nuk mundem me rritë urrejte për at’ shpirt të mirë, për ata sy që i du… të paktën i kom dasht’.

Nuk la njerëz afër, leje mo brenda, I said… po erdh ai, hyni n’to, m’boni me pa që zemra e gurt din me rrah, e në venat e mia ujë nuk ka…

Të falemnderit që ma msove shpirtin me dasht’… edhe pse ma vrave… të falemnderoj në jetë që të kom pas.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top