Tu e lexu qitash
Sulmohet zyra e Shoqatës LGBT United në Tetovë

Sulmohet zyra e Shoqatës LGBT United në Tetovë

Zyra e Shoqatës LGBT United në Tetovë të Maqedonisë së Veriut është sulmuar gjatë natës së 19 nëntorit, ka njoftuar shoqata përmes një postimi në Instagram.

Sulmuesit kanë tentuar ta thyejnë derën e zyres, por nuk kanë arritur. Ata lanë grafite me simbole naziste si dhe kanë shkruar “VDIS” në gjuhën shqipe.

Kjo nuk është hera e parë që zyra e LGBT United janë sulmuar. Zyra e shoqatës është sulmuar disa herë gjatë viteve të kaluara, si dhe stafi i organizatës është nën kërcënim të vazhdueshëm të thirrjeve anti-LGBT në Tetovë dhe Maqedoni të Veriut.

LGBT United përveç se punon në vetëdijesimin e popullatës maqedonase mbi të drejtat LGBT, ata ofrojnë edhe hapësirën drop-in për personat LGBT si dhe ndan ndihma për personat LGBT në nevojë.

Kqyre edhe qito

Dylberizm qëndron në solidaritet me LGBT United, dhe me aktivistët LGBT në Tetovë, të cilët janë nën kërcënim të vazhdueshëm nga urrejtja dhe dhuna homofobike.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top