Tu e lexu qitash
Të enjten bëhet lançimi i zinës së parë mbi kulturën drag në Kosovë

Të enjten bëhet lançimi i zinës së parë mbi kulturën drag në Kosovë

Arti politik, revolucionar, argëtues e unik i performuesve drag është i një rëndësie të veçantë. Madhështia e kësaj forme të artit ndriçohet edhe më shumë në kontekste të ndryshme, sidomos kur ajo është akt i rezistencës, fuqizimit, inspirimit e çlirimit.


Tash e disa vite, performancat drag vazhdojnë të jenë pika e bashkimit të komunitetit LGBTIQ+, duke kultivuar dhe fuqizuar kulturën queer në Kosovë.


Kontributi i kulturës drag në lëvizjen LGBTIQ+ është tejet i vyejshëm dhe si i tillë, duhet dokumentuar e arkivuar. Hyjneshat dhe Dylberizm bashkohen këtë herë pikërisht në dokumentimin e zhvillimit të kulturës drag dhe arkivimin e ngjarjeve personale të performuesve drag në Kosovë.


Mbretëreshat drag i shohim shpesh me performanca të jashtëzakonshme e mjaft diverse, që përveç përçimit të mesazheve të solidaritetit, fuqizimit e dashurisë, na ftojnë në një përjetim të paharrueshëm. Por, interaktiviteti me to është kryesisht i kushtëzuar në raportin skenë-audiencë. Kësaj here, në historitë e mbledhura në një zinë të jashtëzakonshme mbretëreshat drag na lejojnë të depërtojmë thellësisht në brendësinë e tyre, përtej argëtimit, përtej sipërfaqësores mbretërore.


Në këtë zinë, ato ndajnë me ne rrugëtimin e tyre si performues drag, të ngjyrosur me ndjenjat, sfidat dhe përjetimet e tyre.

Kqyre edhe qito


Hyjneshat dhe Dylberizm kanë kënaqësinë të ju ftojnë në promovimin e zinës “HYJNESHAT”, në një mbledhi shoqërore, nën shoqërim të tingujve muzikorë dhe muhabetit.

Kopjet e zinës do të jipen falas.

Ngjarja promovuese do të mbahet të ejtën me datë 27 janar nga ora 19:00, në hapësirën Termokiss.


Prodhimi i këtij publikimi është mbështetur nëpërmjet Lokomotiva, një program i implementuar nga Kosovo 2.0 dhe financuar nga Prince Claus Fund. Printimi i publikimit është financuar nga CSGD.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top