Nale Dheze

Ta mbështesim regjisorin shqiptar në prodhimin e një filmi queer

Përshëndetje, unë quhem Ari Zeneli! Unë jam një regjisor, fotograf dhe shkrimtar nga Nju Jorku. Aktualisht jam duke mbledhur para për filmin tim të parë narrativ të shkurtër të quajtur “Aty ku na la nëna jonë”. Bëhet fjalë për një djalë shqiptaro-amerikan, i cili kthehet në shtëpi për të dalë hapur te babai i tij, por zbulon se paaftësia e babait për të pranuar vdekjen e nënës së tyre e ka çuar në një rrugë konspirative për përgjigje.

Titulli i filmit “Aty ku na la nëna jonë”, është një referencë e përgjithshme për rëndësinë që ka feminiteti dhe gruaja shqiptare si në shtëpi ashtu edhe në diasporë. Për shekuj me radhë, gratë shqiptare janë zhvendosur në role të padukshme si kujdesi për shtëpinë, kujdesi për fëmijët dhe mirëmbajtja e përgjithshme e pronës së një familjeje, ndërkohë që ato vetë janë konsideruar prej kohësh pronë. Unë e shoh pozicionin në të cilin vendosen shqiptarët queer si një zgjatim i dhunës gjinore që është dashur të përballen femrat shqiptare në komunitetin tonë.

Shumë shqiptarë queer, veçanërisht ata në Perëndim, e jetojnë tërë jetën e tyre në dollap, pa e ëndërruar as se si mund të jetë t’u tregosh baballarëve dhe nënave të tyre për jetën e tyre aktuale. Pra, si duket kur kjo rrugë e shërimit të brezave është e bllokuar nga ne? Si ta kalojmë atë, duke ruajtur ende një ndjenjë të familjes dhe traditës?

Ajo që kuptova gjatë shkrimit të këtij skenari është se të qenit queer nuk ka qenë kurrë problemi i plotë. Për personazhin kryesor dhe babain e tij, është marrëdhënia e tyre që u themelua mbi brezat e abuzimit, injorancës, luftës dhe gënjeshtrave të maskuara si traditë. Ka të bëjë pjesërisht me daljen hapur te prindërit tuaj. Dylberizmi (queerness) nxit një ri përcaktim të kulturës ku jetojmë, në mënyrë që brezat e mëvonshëm të mund të jetojnë më lirshëm; dalja hapur është pjesë e atij ri përcaktimi, por jo i gjithi.

Si mund t’i pranojmë ata që janë bërë të mendojnë se kultura që kanë trashëguar është e vërtetë dhe e drejtë kur ajo shtyp familjen e tyre. Në çfarë mënyrash mund ta transformojmë kulturën tonë aktuale në mënyrë që ajo të nderojë paraardhësit tanë për sakrificat dhe gabimet e tyre, pa harruar se cilët ishin sot. Kjo vjen me detyrën e veçantë të vështirë për të ditur se familjet tona, veçanërisht familjet e klasës punëtore, familjet e emigrantëve, janë shpesh më të propaganduara.

Unë ia kushtoj këtë film të shkurtër kësaj kontradikte masive, sepse e di, pa e ri menduar kulturën, ne do të dënojmë brezat e ardhshëm me të njëjtën kontradiktë shtypëse. Ky film i shkurtër është përpjekja ime e vogël për të udhëtuar nga kjo kontradiktë në tjetrën. Ju lutem më ndihmoni ta bëj realitet.

Ju mund ta mbështetni Arin duke klikuar këtu.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top