Tu e lexu qitash
Ekspozitë dhe bisedë me artistët: Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë”

Ekspozitë dhe bisedë me artistët: Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë”

Të martën, në hapësirat e Bubble Bar u organizua ekspozita “Shpinë e gjejë kur t’dal prej shpisë” nga artistët Besfort Syla, Leart Rama dhe Atdhe Behluli. Kuratore e kësaj ekspozite ishte Majlinda Hoxha. 

Ekspozita është një nga risitë e Javës së Krenarisë përmes së cilës grupi organizativ ka dëshiruar që të promovoj punën e aristëve lokal të cilët jetojnë në Kosovë. Para se të hapet ekspozita për publikun, artistët dhe kuratorja treguan më shumë për konceptin dhe punën.

Dylberizm ka kontaktuar me artistët për të mar perspektivën e tyre rreth rolit të artit në ndryshime shoqërore dhe punës së tyre e cila u ekspozua në Javën e Krenarisë.

“Arti është një nga armët më të forta për të bërë një impakt apo ndryshim në shoqëri. Kjo është dëshmuar që nga vitet e para kur njeriu ka filluar ta perdor artin si formë të rrëfenjave (storytelling) dhe në formë proteste. Gjithashtu jemi dëshmitar në ditët e sotme edhe në Kosovë që arti ka arritur të prek dhe të ndryshoj realitetin tonë edhe aty ku politika dhe diplomacia nuk ka arritur për vite me rradhë. Duke filluar nga filmi dhe muzika e deri tek piktura e fotografia së bashku me artistët vendorë dhe etja për të treguar një copëz nga vendi jonë ka arritur të bëjë mrekullira. Edhe pse me profesion, regjisor, që nga mosha shumë e vogël, fotografia ka qenë një ndër gjërat e para që kam filluar të provoj dhe eksperimentoj në fushën e artit, të gjitha fushat në thelb e kanë qëllimin e njëjtë, të tregoj një storie apo të përqoj një emocion. Koncepti i ekspozitës është kërkimi i familjes së dytë, në momentet më të vështira të jetës tënde dhe gjatë shumë krizave të identitetit tënd personal, janë këta njerëz që bëhen familja jote dhe ta mbushin boshllëkun që është krijuar nga mungesa e familjes.” – Leart Rama

“Arti është i hapur. Mënyrë tjetër për me shpreh diçka është përmes artit. Nuk ka limit dhe mund t’i prekësh njerëzit në emocione që me pas mund të ndikojnë në ndërgjegjësim social. Fotografia ime është në stilin candid/snapshot. Kapi momente që ndodhin rreth meje. Nuk e planifikoj kurrë një fotografi.” – Atdhe Behluli

“Çdo formë e të shprehurit ka një ndikim të madh në ndryshimet shoqërore. Nëpërmjet artit, dikush mund të bëjë një deklaratë, mund të thyejë kufijtë dhe t’u japë kurajo dhe zë njerëzve që mund të lidhen me të dhe që e shtypin vetën për ta ngritur zërin”  ta bëjnë këtë. Përmes “Shpinë e gjej kur t’dal prej shpisë”, tregojmë historinë fatkeqe të shumë personave queer nga Kosova. Mos marrja e dashurisë dhe pranimit të merituar nga ata që na kanë rritur, nuk është kurrë e lehtë. Me kalimin e kohës, ne e kuptojmë dhe pranojmë kufizimin e dashurisë së tyre, gjë që na inkurajon të lidhemi me njerëz të rinj dhe vende që ndihen si ‘në shtëpi’. Nëpërmjet njerëzve që fotografoj, kam gjetur shtëpinë time jashtë shtëpisë.”Besfort Syla

Artisti Besfort Syla na tregoj poashtu edhe për rëndësinë e vazhdimit të ekspozimit të këtyre fotografive edhe në institucione kombëtare të artit:

“Ne e shohim artin tonë si një instrument që i bën njerëzit të kenë biseda të pathëna më parë. Kjo mund të arrihet me sukses me një shikueshmëri më të madh të punës sonë, veçanërisht kur ekspozohet para audiencave të panjohura dhe platformave më të mëdha. Duke pasur parasysh që një sërë autoritetesh politike vizitojnë galeritë dhe ngjarjet e artit mjaft shpesh, shpresojmë që puna jonë të shërbejë si një kujtesë e mirë për të rimenduar mbështetjen financiare për artistët në përgjithësi.”

Pas këtij aktiviteti audienca dhe artistët vazhduan në Teatrin ODA me performanca nga mbretëreshat drag nga Kosova dhe diaspora.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top