Tu e lexu qitash
Zelensky mbështet partneritetin civil për çiftet e të njëjtit seks

Zelensky mbështet partneritetin civil për çiftet e të njëjtit seks

Presidenti i Ukrainës, së fundmi ka deklaruar se është i hapur për të mbështetur një ligj të partneritetit civil për çiftet e të njëjtit seks.

Parada e Krenarisë së Kievit përgatiti një peticion për barazi martesore që iu dorëzua Volodymyr Zelensky-t më 12 korrik, me më shumë se 28 000 nënshkrime, numër nënshkrimesh më i lartë se pragu ligjor i nevojshëm që presidenti ta marrë në konsideratë.

Zelensky në përgjigjen e tij ndaj peticionit vë në dukje mbështetjen e tij për barazinë martesore, por pranon se kushtetuta e Ukrainës e përcakton martesën midis një burri dhe një gruaje dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që vendi është zyrtarisht në gjendje të jashtëzakonshme të luftës. Gjithsesi, Zelensky udhëzoi qeverinë e tij që të paraqesë një raport ku të shihet mundësia që çiftet e të njëjtit seks të hyjnë në partneritete civile përmes kuadrit ligjor ekzistues të vendit ose një projektligji që do të mund të kalonte në Parlament.

“Unë i parashtrova kryeministrit të Ukrainës një kërkesë që të shqyrtojë çështjen e ngritur në peticionin elektronik dhe të raportojë për rezultatet përkatëse”, tha Zelensky.

Zelensky vitin e kaluar u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Joe Biden.

Deklaratat e presidentit Zelensky janë konsideruar si deklarata historike nga shumë platforma të ndryshme mediatike.

Në mesin e miliona njerëzve janë larguar nga vendi i tyre që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt, ka edhe shumë persona queer.

Kqyre edhe qito

Shumë prej tyre që kanë qenë në një lidhje e kanë pasur shumë të vështirë të kërkojnë azil në vende si Kanadaja apo SHBA, sepse nuk janë në gjendje të vërtetojnë ligjërisht që janë në një lidhje, duke qenë se sistemet e emigracionit bazohen në faktin nëse individët azilkërkues janë të martuar ose janë në një partneritet civil të ligjshëm.

Lajmi është publikuar nga Washington Blade dhe është përkthyer në shqip nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top