Tu e lexu qitash
Papa Françesku jep bekimin e tij për çiftet e të njëjtit seks

Papa Françesku jep bekimin e tij për çiftet e të njëjtit seks

Të hënën, Papa Françesku zyrtarisht lejoi priftërinjtë katolikë romakë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks,një ndryshim i rëndësishëm në qasjen e kishës ndaj personave LGBTQ+.

Bekimi i martesave mund të kryhen edhe pse nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të Kishës, e as të Kodit Civil sipas një dokumenti të Vatikanit të miratuar nga papa.

Vendimi i fundit pasqyron një qasje më të hapur që bëri Papa për të bekuar çiftet e të njëjtit seks tetorin e kaluar dhe shënon një ndryshim nga vendimi i vitit 2021 të zyrës së doktrinës së Vatikanit, që ndalonte çdo bekim, duke thënë se Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”

Vendimi i ri thotë se po hap “mundësinë e bekimeve për çiftet në situata të parregullta dhe për çiftet e të njëjtit seks”, megjithëse thotë se i lë vendimet në “aftësinë dalluese e të matur dhe atërore të priftërinjëve”.

James Martin, një prift jezuit që u shërben katolikëve gej dhe i cili është mbështetur nga Papa Françesku, e përshkroi vendimin si “njëhap të madh në shërbimin e kishës ndaj çifteve të të njëjtit seks” dhe një ndryshim dramatik nga qëndrimi i Vatikanit në vitin 2021.

“Deklarata e re hap derën për bekime joliturgjike për çiftet e të njëjtit seks, diçka që më parë kishte qenë jashtë kufijve për të gjithë peshkopët, priftërinjtë dhe dhjakët. “Së bashku me shumë priftërinj katolikë, tani do të jem i lumtur të bekoj miqtë e mi në martesat e çifteve të njëjtit seks.”

Përpjekjet e Papës për të zhvendosur qasjen e kishës pro  katolikëve LGBTQ+ filluan në vitin 2013, kur në përgjigje të pyetjes së një gazetari për klerikët gej, ai tha: “Kush jam unë për të gjykuar?”

Kqyre edhe qito

Papa, thuhet në vendim, ka këmbëngulur se kisha nuk mund të bëhet thjesht “gjyqtarë që vetëm mohojnë, refuzojnë dhe përjashtojnë”, dhe se duhet të ketë një kuptim më të gjerë të bekimeve.

Pranimi dhe qasja e hapur e Papa Françeskut ndaj katolikëve LGBTQ+ ka qenë një element në kundërshtimin me të cilin është përballur nga një pakicë e vogël, por e zëshme brenda kishës. Vendimi i tij i fundit për bekimet ka të ngjarë të përballet me rezistencë në këto hapësira.

 
Artikulli u publikua në CNN dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top