Tu e lexu qitash
Pas sulmit tronditës ndaj çiftit trans në Selanik, mijëra persona u mblodhën për të protestuar “Ne nuk kemi frikë”

Pas sulmit tronditës ndaj çiftit trans në Selanik, mijëra persona u mblodhën për të protestuar “Ne nuk kemi frikë”

Të dielën (10.03.2024) mbrëma, një turmë me mijëra njerëz dolën në rrugët e Selanikut, një ditë pas një sulmit tronditës ndaj një çifti transgjinor që tronditi qytetin e dytë më të madh të Greqisë së bashku me  regjisorët dhe të  ftuarit e edicionit të 26 të Festivalit Dokumentartë Selanikut.

Duke valëvitur flamuj me ylber, duke mbajtur pankarta që denonconin homofobinë dhe transfobinë dhe duke brohoritur sloganet e protestës, në protestë kryesisht paqësore.

Sulmi i së shtunës, i cili ndodhi përpara restoranteve dhe kafeneve të mbushura me njerëz në një shesh që është zemra e jetës publike në Selanik, ka tronditur dhe irrituar të pranishmit e festivalit, i cili ka në qendër të vëmendjes ka kinemanë queer si një nga pikat kryesore të tij në edicionin e 26-të.

“Mendova se disa gjëra do të kishin ndryshuar, por tani pyes veten, a kanë ndryshuar?” thotë aktivistja dhe regjisorja lezbike Maria Katsikadakou, e njohur gjithashtu si Maria Cyber, duke shtuar se ajo ishte “e zemëruar dhe e tmerruar” për sulmin e pacipë.

Incidenti ndodhi vetëm disa javë pas miratimit historik të një projektligji që legalizon martesat e të njëjtit seks në Greqi, i pari për një vend të krishterë ortodoks. Teksa, legjislacioni është vlerësuar gjerësisht si përparim në luftën për të drejta të barabarta për komunitetin LGBTQ+ të Greqisë, aktivistët dhe regjisorët që folën për Variety shprehën skepticizmin e tyre për një legjislacion të tillë “top-down” (nga lartë-poshtë) i cili ofron mbrojtje ligjore të rëndësishme dhe të nevojshme për dylberat grekë,  por nuk trajton kërcënimet themelore me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

Të dielën, kryetari i Selanikut, Stelios Angeloudis, dënoi sulmin e së shtunës, duke këmbëngulur se shkonte kundër pluralizmit mbi të cilin u ndërtua qyteti i dytë i Greqisë – një udhëkryq historik i Lindjes dhe Perëndimit.

“Ne dënojmë pa pikë mëdyshje sulmin vulgar, homofobik në zemër të qytetit,” tha ai.“Pranimi është shenjë e kulturës dhe demokracisë. Në Selanikun plot ngjyra dhe gjithëpërfshirës, e të respektit për diversitetin nuk ka vend për qëndrime raciste.

”Artikulli u publikua në Variety dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top