Tu e lexu qitash
Në Shkup u marshua për dukshmërinë e transgjinorëve 

Në Shkup u marshua për dukshmërinë e transgjinorëve 

Nisma civile për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave transgjinorë, TransFormA, në prag të 31 marsit – Ditës Ndërkombëtare për Dukshmërinë e Personave Transgjinorë, ka organizuar dje me 29 mars një marsh për dukshmërinë e personave transgjinorë para ndërtesës së Qeverisë maqedonase në Shkup.

“TransFormA së bashku me personat transgjinorë, aktivistët dhe mbështetësit e tyre, i bashkohen për herë të gjashtë dhe marshimit të pestë drejt aksionit global për solidaritet me transgjinorët, me synim uljen e dhunës dhe diskriminimit me të cilat përballet çdo ditë ky grup i margjinalizuar.” thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizatorët. 

“Dukshmëria është thelbësore në luftën për të drejtat e personave transgjinorë, veçanërisht në një shoqëri konservatore dhe mjaft të mbyllur si ajo maqedonase. Dukshmëria është një sfidë e vërtetë ndaj stereotipeve, hedh poshtë idetë e gabuara dhe kontribuon që njerëzit transgjinorë të pranohen si njerëz. Marshi i pestë radhazi për dukshmërinë e personave trans në Shkup është faktikisht dëshmi se transgjinorët refuzojnë të fshihen apo heshtin dhe vazhdojnë betejën e tyre për t’u pranuar si anëtarë të integruar të shoqërisë sonë” thuhet në njoftimin e TransFormA.

Lila Miliq, përfaqësuese e TransFormA-s dhe aktiviste e shquar maqedonase nw lidhje me atw se çfarë do të thotë dukshmëria trans dhe pse është e rëndësishme të pranohet, pwr Sloboden Pecat tha se “Dukshmëria që njerëzit trans po shfaqen dhe po prezantohen para qytetarëve dhe qeverisë, ne jemi këtu, ne ekzistojmë.” tha ajo. “Sfida më e madhe për mua ishte njohja ligjore e gjinisë dhe ndryshimi i shënjuesit gjinor në letërnjoftimin tim. Në një vend të vogël si i yni, është shumë e rëndësishme edhe ai numër i vogël personave trans të kenë një moment kur shoqëria të marrë vesh se ata janë këtu dhe jetojnë njëkohësisht me të tjerët” tha Miliq.

Një tjetër pjesëmarrëse u shpres se “Imazhi i personave trans po perceptohet në mënyrë të gabuar përmes fushatave antigjinore dhe lëvizjeve antidemokratike, të cilat i portretizojnë ata si të frikshëm. Në sistemin arsimor kemi nevojë për programe serioze për parandalimin e bullizmit, të cilat do të trajtojnë identitetin gjinor dhe diversitetin seksual dhe gjinor në këtë kontekst” njoftoi Sloboden Pecat.

Në pyetjen se çfarë do t’i rekomandonit brezit të ri dhe të vjetër që po lufton për të drejtat transgjinore, një pjesëmarrës u shpreh “Të ngrenë zërin sepse kanë të drejtë të kërkojnë atë që është e tyre”.

Ka tre vjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka tradhtuar premtimin e saj për të përmirësuar të drejtat e personave transgjinorë dhe për të përmbushur premtimin zgjedhor për “një shoqëri për të gjithë”, thanë grupet e aktivistëve pasi qeveria tërhoqi vitin e kaluar një projektligj që lejon një ndryshim ligjor të identitetit gjinor përmes një procedure të thjeshtuar noteriale.

Ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Lindjeve, duke i lejuar personat transgjinorë të ndryshojnë më lehtë dhe pa shqyrtim identitetin gjinor, janë duke u përgatitur prej disa vitesh.

Pas disa padive që humbi Maqedonia e Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, më shumë se dhjetë persona kanë ndryshuar tashmë statusin e tyre gjinor në vend, tha Natasha Boskova, nga OJQ-ja për të drejtat e njeriut me qendër në Shkup, Margini [Margjinat].

“Beteja jonë është politike, këtu jemi edhe pa ligj!” u tha ndër të tjera në marshin e mbajtur të premtën në Shkup.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top