Mos i voto homofobat!
Qe nji listë që t’ndihmon me ditë kë mos me votu n’zgjedhjet parlamentare t’28 dhjetorit n’Kosovë.
Më 28 dhjetor 2025, qytetarët e Kosovës po i drejtohen prapë kutive t’votimit për herën e katërt mrena nji viti. Këto zgjedhje po vijnë mas nji krize institucionale gati njivjeçare pa qeveri, n’nji klimë politike t’shënume prej lodhjes qytetare, polarizimit edhe nji diskursi publik ku t’drejtat e njeriut shpesh shtyhen n’plan t’dytë. N’këtë realitet, çështjet që lidhen me barazinë, përfshi edhe t’drejtat e personave LGBTIQ+, vazhdojnë me u trajtu si t’negociueshme, si tema që relativizohen ose përdoren për mobilizim elektoral.
Për këtë arsye, Dylberizm dhe CEL rikthejnë listën “Mos i voto homofobat”, si akt informimi publik edhe përgjegjësie qytetare. Kur flasim për diskriminim edhe gjuhë t’urretjes, këto s’janë veç shkelje e etikës zgjedhore, po janë sulm direkt ndaj frymës së rendit ligjor t’Kosovës. Ma shumë se kaq, janë faktorë që realisht po i prekin jetët e disa prej njerëzve ma t’diskriminum n’shoqni. Privimi prej nevojave bazike, si strehimi i sigurt, punësimi, kujdesi shëndetësor edhe mbrojtja prej abuzimit, osht dhunë e ushtrume sistematikisht. E kjo po shihet qartë te shumë kandidatë që, ende pa u bo deputetë apo udhëheqës shteti, po tentojnë me na i mohu t’drejtat edhe shërbimet bazike.
Kjo lloj politike s’osht ma veç homofobi apo transfobi, osht nji sulm ma i gjanë ndaj t’drejtave t’njeriut edhe drejtësisë sociale. Tash, ma shumë se kurrë, osht e domosdoshme me e pasë parasysh që vota jonë osht vendim për t’drejtat e njeriut, sidomos n’nji kohë kur e djathta ekstreme konservatore po i kërcënon arritjet tona t’deritashme.
Vota për nji homofob osht votë kundër grave.
Vota për nji homofob osht votë kundër romëve, ashkalinjve e egjiptianve.
Vota për nji homofob osht votë kundër personave me aftësi t’kufizume.
Vota për nji homofob osht votë kundër klasës punëtore.
Vota për nji homofob osht votë kundër barazisë sociale – edhe kundër njerëzillëkut tonë.
E ardhmja e Kosovës s’mundet me u mbajtë n’kambë mbi politikanë që krejt kapitalin politik e kanë t’ndërtum mbi vlera patriarkale tradicionale, që njeriun e shohin veç si mjet edhe si numër për me e mirëmbajtë pushtetin shtypës. Krejt dylberave edhe aleatëve tanë, si qytetarë t’Republikës s’Kosovës me t’drejtë vote, ju bajmë thirrje mos me i votu kandidatët për deputetë që janë n’listën e maposhtme.
Lista përfshin veç kandidatët që po kandidojnë n’zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, bazuar n’të dhëna t’konfirmume prej Dylberizm dhe CEL. Kjo listë osht përgatitë mbi vlerësimin e fushatës zgjedhore edhe punës së legjislaturës s’fundit t’Kuvendit t’Kosovës. Këta kandidatë janë shprehë haptazi kundër t’drejtës kushtetuese t’dylberave për martesë, me fjalë publike ose me votën e tyne; janë deklaru kundër ligjeve që lejojnë ndryshimin e shënjuesit t’gjinisë n’dokumente personale; ose kanë përdorë gjuhë t’urretjes, fyese e stigmatizuese kundër dylberave përmes rrjeteve sociale apo paraqitjeve mediale.
Nëse e din edhe naj kandidat tjetër që s’e kemi përfshi n’listë, e që e din se osht homofob –
MOS E VOTO.
AAK
- Ramush Haradinaj – nr. 1
- Besnik Tahiri – nr. 2
- Time Kadrijaj – nr. 3
- Bekë Berisha – nr. 4
- Arber Tolaj – nr. 5
- Albana Bytyçi – nr. 6
- Pal Lekaj – nr. 7
LDK
- Lumir Abdixhiku – nr. 1
- Lutfi Haziri – nr. 5
- Anton Quni – nr. 7
- Ferid Agani – nr. 9
- Driton Selmanaj – nr. 25
- Valentina Bunjaku Rexhepi – nr. 32
- Ekrem Mustafa – nr. 47
LVV
- Zef Morina – nr. 15
- Arijeta Rexhepi – nr. 35
- Labinotë Demi Murtezi – nr. 55
- Shqipe Metaj Isufi – nr. 63
- Fitim Haziri – nr. 69
- Avdullah Klinaku – nr. 73
- Gramos Agusholli – nr. 99
- Fjolla Ujkani – nr. 98
- Alban Bajrami – nr. 102
- Driton Hyseni – nr. 106
PDK
- Eman Rrahmani – nr. 8
- Kujtim Gashi – nr. 10
- Visar Korenica – nr. 38
- Shqipe Krasniqi – nr. 46
- Amir Ahmeti – nr. 48
- Afërdita Saramati – nr. 51
- Gëzim Qerimi – nr. 52
- Bernard Tahirbegolli – nr. 53
- Mërgim Lushtaku – nr. 100
- Bekim Haxhiu – nr. 109
Parti / Koalicione të tjera
- Qazim Rrahmani – PAI / PDAK / LPB – nr. 5
- Bahrim Šabani – Koalicija Vakat – nr. 5
- Duda Balje – Socialdemokratska Unija (SDU) – nr. 1
- Artan Berisha – Partia Liberale e Egjiptiane – nr. 1
- Erxhan Galushi – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – nr. 1
- Nenad Rashiq – Za Slobodu Pravdu i Opstanak – nr. 1
- Partia Fjala – nr. 114
- Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – nr. 112





