Tu e lexu qitash
Referi queer gjerman Pascal Kaiser sulmohet pas propozimit publik në stadium

Referi queer gjerman Pascal Kaiser sulmohet pas propozimit publik në stadium

Referi i futbollit, Pascal Kaiser, është sulmuar në shtëpinë e tij disa ditë pasi i propozoi partnerit në fushën e stadiumit të klubit 1. FC Köln, në Këln.

Më 30 janar, përpara rreth 50 mijë tifozëve në RheinEnergieStadion, Kaiser u ul në njërin gju dhe i propozoi të dashurit të tij me unazë fejese. Të dy u përqafuan dhe u puthën mes brohoritjeve të turmës, ndërsa momenti u bë viral në rrjete sociale. Në një postim në Instagram, klubi e cilësoi propozimin si “moment të veçantë”, duke theksuar se Kaiser është tifoz i hershëm i klubit dhe kishte dalë hapur si queer tre vite më parë. “Sot ai kishte një plan të veçantë, të cilin FC Köln e mbështeti,” thuhej në reagimin zyrtar të klubit.

Megjithatë, ekspozimi publik e bëri Kaiser shënjestër të sulmeve homofobike. Sipas Outsports, pas viralizimit të videos ai filloi të marrë kërcënime me vdekje nga persona që pretendonin se e dinin adresën e tij personale. Media sportive franceze L’Équipe raportoi se më 7 shkurt, vetëm 20 minuta pasi kishte përfunduar një bisedë telefonike me policinë – e cila e kishte informuar se nuk kishte rrezik të menjëhershëm – Kaiser doli në kopshtin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku edhe u sulmua nga tre burra, të cilët i shkaktuan lëndime të shumta fizike. Ai publikoi fotografi ku shihej me sy të mavijosur dhe plagë të tjera në fytyrë.

Sipas avokatit të tij, Moritz Lange, Kaiser kishte njoftuar policinë për kërcënimet dhe ishte vendosur patrullë pranë shtëpisë së tij. Lange deklaroi për mediat gjermane se mbrëmjen para sulmit, Kaiser kishte marrë një mesazh kërcënues: “Po të shohim dhe po të ndjekim. Thjesht prit derisa policia të mos jetë më aty.” Pak kohë më pas, sipas avokatit, tre burra u shfaqën dhe e sulmuan.

Pas propozimit, një lokal në Këln ku Kaiser kishte punuar më herët e akuzoi publikisht për mashtrim, akuza që ai i mohoi. Avokati i tij pretendoi se pronarët e lokalit kishin bërë publike adresën e 27-vjeçarit, ndërsa vetë pronarët i mohuan këto pretendime.

Sipas raportimit të L’Équipe, më 9 shkurt Kaiser u sulmua sërish në shtëpinë e tij. Dy persona që e pritën në prag të derës e goditën në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Edhe pse supozohej të ishte nën mbrojtje policore, policia mbërriti rreth 30 minuta pasi u raportua incidenti.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top