Tu e lexu qitash
Dobitë dhe rreziqet e daljes hapur

Dobitë dhe rreziqet e daljes hapur

Dalja hapur (coming out) është kur një person vendos të zbulojë një pjesë të rëndësishme të asaj se kush janë me dikë tjetër në jetën e tyre. Për shumë njerëz LGBTQ+, kjo përfshin ndarjen e orientimit të tyre seksual dhe/ose identitetit gjinor.

E formuluar dhe debatuar si një çështje e intimitetit, dalja hapur (dalja nga dollapi) përshkruhet dhe përjetohet ndryshe si një proces psikologjik ose udhëtim; vendimmarrje ose marrje e rrezikut; një strategji ose plan; një ngjarje masive ose publike; një akt fjalimi dhe një çështje e identitetit personal; një rit kalimi; çlirimi ose emancipimi nga shtypja; një përvojë; një mjet për të ndjerë krenari homoseksuale në vend të turpit dhe stigmës sociale; apo edhe vetëvrasje në karrierë. Autori Steven Seidman shkruan se “Është fuqia e dollapit për të formuar thelbin e jetës së një individi që e ka bërë homoseksualizmin në një dramë të rëndësishme personale, sociale dhe politike në Amerikën e shekullit XX”.

Dalja nga dollapi është burimi i shprehjeve të tjera zhargone gej që lidhen me zbulimin vullnetar ose mungesës së saj. Personat LGBTQ+, të cilët tashmë kanë zbuluar ose nuk e fshehin më orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor, janë jashtë, d.m.th. janë hapur LGBTQ+.

Në anën tjetër, njerëzit LGBTQ+ të cilët duhet të dalin ose nuk kanë zgjedhur që ta bëjnë këtë, etiketohen si të mbyllur ose janë në dollap. Zbulimi (Outing) është zbulimi i qëllimshëm ose aksidental i orientimit seksual ose identitetit gjinor të një personi LGBTQ+, pa pëlqimin e tyre.

Dalja hapur e lejon personin të zhvillohet si individ i tërë, nxit fuqizim më të madh dhe e bën më të lehtë zhvillimin e një imazhi pozitiv. Personi është në gjendje të ndajë me të tjerët se kush është dhe çfarë është e rëndësishme për ta, në vend që të fsheh ose të gënjejë për identitetin e tyre.

Dalja e liron personin nga frika se është “zbuluar” dhe i ndihmon ata të shmangin jetesën e një jete të dyfishtë, që mund të jetë jashtëzakonisht stresuese dhe demoralizuese. Përfundimisht, dalja hapur e bën më të lehtë komunikimin dhe shoqërimin me njerëzit tjerë duke i mundësuar individit ndjenjën e komunitetit.

Personat që dalin hapur raportojnë nivel më të lartë të rehatisë më veten dhe përgjithësisht ndihen më të përmbushur më vetveten.

Mirëpo kjo nuk duhet të ju vë në presion. Nëse nuk jeni gati, nëse nuk jeni të sigurtë, nëse rrethanat e juaja nuk ju ofrojnë mundësinë, ju nuk keni nevojë të dilni hapur.

Kqyre edhe qito

Bëhu gati. Bëhu i/e sigurtë. Përgaditu. Edhe pse mund të shihet si qëllimi kryesor nga personat queer, akti i njohjes së seksualitetit apo identitetit gjinor në publik nuk i rregullon të gjitha. Është e vërtetë që ndihmon, mirëpo duhet të fokusohemi në ndërtimin e komunitetit në të cilën njerëzit munden të dalin hapur.

Ju jeni të vlefshëm dhe meritoni mbështetje pa marrë parasysh se me kë i ndani identitetet tuaja apo jo. Mos harroni, nuk ka një mënyrë të drejtë për të dalë hapur, dhe zgjedhja është e jotja.

Rreziqet:

  • Jo të gjithë do të ju kuptojnë ose pranojnë
  • Familja, miqtë ose kolegët mund të tronditen dhe të tregohen armiqësor
  • Marrëdhëniet me disa njerëz mund të ndryshohen përgjithmonë.
  • Ballafaqim me ngacmim, diskiminim, abuzim mental, abuzim emocional apo fizik
  • Largimi nga shtëpia dhe humbja e mbështetjes financiare nga familja

Dobitë:

  • Ndërtimi i vetëbesimit dhe vetë vlerësimit
  • Zhvillimi i marrëdhënieve më të afërta dhe më të shëndosha me miqtë dhe familjen.
  • Më pak stres që vjen si pasojë e jetës së dyfishtë.
  • Më shumë kontakt me njerëz të tjerë që janë LGBTI+ që ndihmon tutje në pranimin e vetes.
  • Mundësi më të mira për të folur për përvojën e vet që shërben për t’i vetëdijësuar dhe edukuar të tjerët që jetojnë me mitet dhe stereotipet negative për komunitetin.
  • Inspiron njerëzit e tjerë për të qenë vetëvetja. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top