Tu e lexu qitash
Nacionalizmi Queer

Nacionalizmi Queer

Nacionalizmi Queer është një fenomen i lidhur me lëvizjen çlirimtare të homoseksualëve dhe lezbikeve dhe nacionalizmit. Përkrahësit e kësaj lëvizje mbështesin nocionin që komuniteti LGBT formon një popull të veçantë për shkak të kulturës dhe zakoneve të tyre unike. Aspekti homofobik i shumë kulturave ka çuar në rritjen e frustrimit dhe dëshirës për t’u ndarë nga një shumicë e perceptuar heteroseksuale armiqësore. Këto ndjenja gjetën shprehjen e tyre në vitin 1990 me themelimin e “Queer Nation”, një organizatë radikale më e njohur për moton e saj “We’re here. We’re queer. Get used to it /Ne jemi këtu. Ne jemi queer. Mësohuni me këtë.”

Një analizë e përparuar u botua në 1996 nga Brian Walker. Në artikullin e tij “Lëvizjet shoqërore si nacionalizëm, ose, ideja mbi Kombin Queer”, Walker thekson se disa veçori të krijimit nacionalist të identitetit kulturor zbatohen edhe për lëvizjen kombëtare LGBT. Walker klasifikon nacionalizmin queer si një nga format e reja kulturore të nacionalizmit të cilat dallohen nga llojet e vjetra etnike dhe fetare të nacionalizmit dhe konkludon se komuniteti homoseksual dhe lezbik i plotëson shumë kritere për tu konsideruar si popull për këto arsye:

• Të gjitha format e nacionalizmit filluan si lëvizje sociale, njëjtë është edhe nacionalizmi queer – një grup njerëzish të ndarë nga rrethi i tyre nga qëndrimet në grup dhe diskriminimi nga të tjerët.

• Komuniteti homoseksual ka një kulturë, me grupe diskutimi të dallueshme, dyqane librash, revista, bare, kabare dhe karakteristika të tjera të tilla.

• Ka një histori dhe letërsi të përbashkët.

Kqyre edhe qito

Walker i konsideron teknologjitë bashkëkohore të komunikimit si Interneti si një mundësi për komunitetin LGBT për t’u integruar më tej si një komb jo-territorial.

Kjo tezë mbështetet nga Paul Treanor, i cili e konsideron një rend tjetër botëror (jo nacionalist) të mundshëm. Në këtë kontekst, Treanor përmend komunitetin LGBT si një “lëvizje nacionaliste jo-territoriale”. Will Kymlicka pranon se homoseksualët kanë zhvilluar një identitet grupi dhe kulturë grupore të ngjashme me ato të grupeve etnokulturore, por ai argumenton në favor të integrimit në vend të separatizmit.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top