Tu e lexu qitash
Kuvendi nuk miraton projekt-Kodin Civil

Kuvendi nuk miraton projekt-Kodin Civil

Në mungesë kuorumi nuk u miratua Kodi Civil i cili harmonizon  dispozitat ligjore të së drejtës civile si marrëdhëniet e  detyrimeve, kontratat e detyrimeve tjera nga shkaktimi i dëmit, pasurimi i pa bazë, ligjet e pronësisë dhe të drejtave tjera sendore dhe ligjit të familjes dhe ligjit të trashëgimisë.

Në kuadër të këtij Kodi parashihet që me ligj të veçantë të rregullohen bashkime apo partneritete civile mes seksit të njëjtë. Sipas ministrit të Drejtësisë Selim Selimi ky kod i ndarë në pesë libra garanton të drejta civile të cilat më parë nuk ishin të harmonizuara.

Ky Projekt-Kod Civil definon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme. Gjithashtu, definon që burri dhe gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje.

Madje ky Projekt-Kodi Civil ka definuar Bashkjetesën si “marrëdhënie faktike ndërmjet një burri madhor të pamartuar dhe një gruaje madhore të pamartuar, të cilët haptazi jetojnë bashkë, e karakterizuar me jetën dhe punën e përbashkët që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdimësie.”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku duke kundërshtuar mundësinë e hapjes së mundësive të martesave mes seksit të njëjtë, ka thënë se do të votojë kundër Kodit të ri Civil.

“Legalizimi i martesës mes gjinisë të njëjtë do të çonte në efekt katastrofik shoqëror dhe familjar. Martesat mes gjinisë së njëjtë nuk kanë nevojë për nëna dhe baballarë dhe se kjo martesë nuk ka qëllim që të ketë foshnje. Kjo i sheh fëmijët si opsionalë dhe të parëndësishëm.Lushtaku tha se kjo pjesë e Kodit Civil bie në kundërshtim me studimet e studiuesve.“Unë do të votoj kundër Kodit Civili që i jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë se jam pro familjes. Kjo bie ndesh me ideologjinë politike dhe bindjet e mija personale” tha Lushtaku.

Deputeti Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se draft-Kodi Civil në disa pika ka shënuar regres.

“Nuk flitet për ndryshim rrënjësor e as progres gradual. Kjo është e papranueshme. Do të duhej që qeveria dhe legjislatura të ishin më të përfshira në këtë dokument. Edhe aspekti përmbajtjes lë shumë për të dëshiruar”, tha ai.

Ndërkaq, në emër të GP të LDK-së, deputeti Shkëmb Manaj tha se ky projekt-kod është akti më i rëndësishëm ligjor për Kosovën.

“Kjo e fuqizon shtetësinë e vendit dhe rregullon marrëdhënie civile që ndikojnë drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve të huaja”, theksoi ai.

Abelard Tahiri nga grupi paralamentar i PDK-së tha se nuk do ta votojë këtë projekt pa qenë 61 deputetët nga mazhoranca në seancë, edhe pse është pro miratimit të tij.

“Për një projekt aq të rëndësishëm deputetët e mazhorancës nuk e kanë pa ta arsyeshme të jenë të pranishëm që ta votojnë këtë projekt i cili mendoj se është më i rëndësishmi pas Kushtetutës së Kosovës” tha Tahiri.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu kritikoi deputetët për mos mbrojtje të grave nëse nuk miratohet ky kod.

“Ne duhet t’i kemi 61 numra por me thanë që nuk do ta përkrahim se nuk janë thirrur njerëzit kompetent e ti as shkrimit tënd që ta shkruan dikush, ta shkruan atë që ta shkruan partia. Ju i lexoni krejt çka ju shkruan partia”, i tha ajo Abelard Tahirit.

Kqyre edhe qito

Deputeti Endrit Shala nga Nisma-AKR tha se e përkrah miratimin e këtij Kodi.

“I japim përkrahje këtij projekt-kodi dhe do të japim kontributin tonë gjatë procedurave në Kuvend në përmisimin e këtij kodi” tha Shala.

Vlora Limani-Hajnuni nga Grupi i Grave Deputete tha se ka vërejtje për Kodin për t’u përmisuar mes dy leximeve.

“Vërejtjet për ligjet për familjet janë për të drejtën pasurore për barazi gjatë martesës, kontratës martesore dhe paramartesore, mosha të jetë 18 dhe jo 16 vjeç, martesa mes gjinisë së njëjtë,  format e posaçme për kujdestari, strehimin e fëmijëve mbi moshën 18 vjeçare, sidomos ata me nevoja të kufizuara” tha Hajnuni.

Ky Projekt-Kod është kundërshtuar edhe nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, të cilët kanë reaguar në një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës kanë konsideruar se Projekt-Kodi i ri Civil shkel të drejtat për partneritet (martesë apo bashkësi civile) për personat LGBTI në Kosovë.

Me këtë Kod me 1630 nene sigurohet barazia për të drejtat pronësore e cila parasheh kontratën e cila rregullon raportet pronësore dhe se në rast që nuk ka kontratë zbatohet ligji, pasuria është e barabartë 50% për secilin bashkëshort.

Kodi Civil  ndahet në pesë libra: pjesa e Përgjithshme, Detyrimet, Trashëgimia dhe të drejtat tjera sendore, Familja dhe Trashëgimia.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top