Tu e lexu qitash
Fjalori online i shqipes fjale.al me definicione diskriminuese mbi dashurinë dhe homoseksualitetin

Fjalori online i shqipes fjale.al me definicione diskriminuese mbi dashurinë dhe homoseksualitetin

https://twitter.com/valonasa/status/1395312239150866432

Platforma online e fjalorit të gjuhës shqipe fjale.al, e cila zotohet se është ndryshe nga “fjalorët elektronikë që gjenden në treg të cilët janë shumë të vjetruar si në përmbajtje edhe në formë” përveç se është vet një fjalor me definicione i vjetruar në përmbajtje, është gjithashtu një platformë që nxit diskriminim ndaj personave që nuk identifikohen si heteroseksualë.

Ky fjalor përmban definicione heteronormative mbi dashurinë, duke e definuar atë si “ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, që lind në zemrat e dy njerëzve të sekseve të kundërta”.

Për më tepër, fjalori përdor definicione diskriminuese ndaj personave homoseksualë të cilët definohen nga platforma si “që ka marrëdhënie seksuale me dikë tjetër të të njëjtit seks a që ka dëshira të tilla në kundërshtim me vetë natyrën”.

Këto janë definicionet heteronormative dhe diskriminuese të fjalorit Fjalë:

Dashuri – Ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, që lind në zemrat e dy njerëzve të sekseve të kundërta dhe që i bën ta duan me gjithë shpirt e ta adhurojnë njëri-tjetrin; ndjenjë e madhe dhe e fuqishme që ushqen dikush për një njeri të seksit tjetër.

fjale.al

Dashuroj – ua me gjithë zemër një njeri të seksit tjetër, kam dashuri për një njeri të seksit tjetër. Dashuron një vajzë (një djalë).

fjale.al

Dashurohem – Bie në dashuri me një njeri të seksit tjetër, me pushton dashuria për të; dashuroj dikë, që gjithashtu më dashuron, duhemi.

fjale.al

Dashnor – Ai që ka marrëdhënie dashurie me një grua a me një vajzë, pa qenë i martuar me të, ai që bën dashuri me një femër; i dashuri (zakon. keq.). Dashnori i saj.

fjale.al

Homoseksual – Që ka marrëdhënie seksuale me dikë tjetër të të njëjtit seks a që ka dëshira të tilla në kundërshtim me vetë natyrën; që karakterizohet nga homoseksualizmi. Njeri homoseksual. Prirje homoseksuale. Dashuri homoseksuale.

fjale.al

Homoseksualizëm – Dëshirë a prirje për të pasur marrëdhënie seksuale me një njeri të të njëjtit seks në kundërshtim me vetë natyrën; të qenët homoseksual.

fjale.al

Platforma Fjalë është duke bashkëpunuar me një platformë tjetër shqiptare heteronormative, me platformën dua.com.

Kqyre edhe qito

Dua.com është një platformë e takimeve mes shqiptarëve, të cilën krijuesit e saj e kanë dizajnuar aplikacionin që të jetë i disponueshëm vetëm për personat heteroseksualë e cis-gjinorë, duke i përjashtuar komplet shqiptarët që nuk i takojnë këtyre dy grupeve identiteti.

Njoftimin për bashkëpunimin mes dy platformave e ka bërë Valon Asani, një ndër krijuesit e dua.com, i cili përmes një postimi në Tëitter ka ndarë definicionin mbi fjalën “dashuroj” e cila definon dashurinë vetëm mes sekseve të kundërta.

Këto definicione të platformës Fjalë përveç se janë definicione të pasakta dhe jo të përditësuara, ato janë edhe diskriminuese ndaj personave që i takojnë komunitetit LGBTQ+.

I kujtojmë krijuesve të platformës Fjalë se Neni 4 i Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi i Kushtetutës të Republikës së Kosovës, pika 1.4. thotë se “Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”, ku ndër bazat tjera të nenit një (1) përfshihen edhe identiteti gjinor dhe orientimin seksual.

Dylberizm ka kontaktuar platformën Fjalë, mirëpo nuk ka pranuar akoma një përgjigje.

Ne ju ftojmë ta kontaktoni platformën, përmes këtij linku, ku i kërkoni krijuesve të platformës përditësimin e fjalëve të lartpërmendura.

Në rast se platforma Fjalë nuk pranon të ndryshoj definicionet diskriminuese, atëherë ne do ti drejtohemi organeve kompetente për të ndjekur procedurat e nevojshme.   

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top