Tu e lexu qitash
Sulmohen disa të rinj queer në Beograd

Sulmohen disa të rinj queer në Beograd

Tre të rinj të komunitetit LGBTQ+ janë sulmuar në një park në Beograd mes 27 dhe 28 shkurtit, njoftoi Belgrade Pride në një njoftim në rrjetet sociale.

Të mbijetuarit e këtij sulmi homofobik janë të shtrirë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, përkundër plagëve të rënda.

Dhuna sistemike ndaj personave LGBTIQ+ shpesh përfundon edhe në fatalitete të tilla, thanë aktivistët të cilët kanë kërkuar që institucionet shtetërore urgjentisht të angazhohen me të gjitha kapacitetet në luftimin e dhunës, krah formave të tjera të dhunës, ndaj personave LGBTQ+.

Ky është një nga sulmet e vazhdueshme ndaj komunitetit LGBTQ+ në Beograd të cilat ndodhën gjatë javëve të kaluar. Së fundmi, persona të maskuar sulmuan zyret e Belgrade Pride duke i kanosur ato dhe duke i zhgarravitur simbolet e Belgrade Pride.

Viteve të fundit mund të vërejmë një rritje të rasteve të raportuara të sulmeve ndaj personave LGBTIQ+ dhe organizatave jo-qeveritare në Serbi, respektivisht Beograd.

Kujtojmë edhe dhunën dhe abuzimin gjatë Belgrade EuroPride 2022, ku mijëra njerëz protestuan kundër këtij organizimi.

Ndërsa në ditën e mbajtjes së Europride, një grup prej 8 personash nga Shqipëria u sulmuan fizikisht, teksa po ktheheshin nga Parada e Krenarisë e organizuar nga Belgrade Pride si pjesë e Europride, Parada e Krenarisë Evropiane. Sulmuesit e tyre u identifikuan si ekstremistë serbë.

“Gjatë natës mes 27 dhe 28 shkurtit, në qendër të Beogradit, në parkun Manjez, janë sulmuar tre djem, dhe shkak i sulmit ka qenë orientimi i tyre seksual.”

Kqyre edhe qito

“Një grup burrash, anëtarë të “Skinheads” goditën me thikë njërin nga të sulmuarit, ndërsa tjetrin me një shishe të thyer. Të dy u shtruan në spital, nga të cilët djali i parë ka plagë të rënda.” u tha në deklaratën e Belgrade Pride.

“Jemi dëshmitarë të rritjes së sulmeve ndaj komunitetit LGBTQ+ dhe krimeve të urrejtjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të ndjekin penalisht autorët në mënyrë adekuate dhe shtetit të tregojë gatishmërinë e tij për të punuar për të parandaluar dhe dënuar çdo gjuhë të urrejtjes publike, e cila shpesh rezulton në pikërisht këto lloj krimesh të urrejtjes bazuar në homo-transfobinë.” u tha në fund të deklaratës.

Aktivistët kanë njoftuar për një protestë e cila do të mbahet me 3 mars.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top