Nale Dheze

Dënohet me tre vite e gjashtë muaj burgim Blend Vrajolli, personi që tentoi të organizojë sulm terrorist ndaj komunitetit LGBTIQ+

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor Blend Vrajollin, i cili ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për tentimin e organizimit të sulmit terrorist ndaj personave LGBTIQ+ dhe një tjetër sulm ndaj qytetarëve të tjerë.

Prokuroria kishte ngritur padi ndaj Blend Vrajollit për përgatitjen e sulmeve terroriste në Kosovë, respektivisht ndaj personave LGBTIQ+, me substancën vdekjeprurëse Nitrate De Calcium. 

Vrajolli është është shpallur fajtor ndaj akuzës për terrorizëm dhe është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgim. Gjykimi i rastit të tij ka zgjatur më pak se pesë muaj, pasi që seanca e parë ishte mbajtur në 02.10.2023, kurse vendimi përfundimtar u morr me 5 mars të këtij viti. 

Trupi gjykues i rastit përbëhet nga kryesuesja Valbona Musliu – Selimaj dhe anëtarët Musa Konxheli dhe Vesel Ismaili. 

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës” thuhej në deklaratën e Prokurisë Sociale në aktakuzën e ngritur më 15 shtator 2023.

Blendi Vrajolli nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj tij. 
Për rastin në fjale ka raportuar gazetarja Aulona Alaj nga Kallxo.com.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top